Shpërndaje:

Konferencë ndërkombëtare për sfidat e administratës publike me të cilat ballafaqohen vendet e Ballkanit Perëndimor

 

Ljubljanë, 02 tetor 2019

Këto ditë, në Ljubljanë mbahet konferenca ndërkombëtare për sfidat në administratën publike me të cilat ballafaqohen shtetet e Ballkanit Perëndimor. Konferencën e organizon ReSPA (Shkolla rajonale e administratës publike), ndërsa këtë vit, nikoqire e Konferencës është ministria e Administratës publike së Republikës së Serbisë.

Në fjalimin hyrës të tij, ministri Rudi Medved tha që „të gjithë të pranishmit këtu kanë histori të përbashkët, kaluam nëpër sisteme të ndryshme socio-politike, kemi pasur administratë shtetërore të përbashkët., tetëdhjetë vite histori që padyshim bartin me vete sfida të përbashkëta të administratës publike. Nëse Bashkimi Evropian themelohet në lidhjen mes shteteve me administrata të ndryshme, shtetet e rajonit kanë histori dhe tradicion të përbashkët në fushën e burokracisë” tha Medvedi dhe shprehu kënaqësinë e tij nga ajo që bashkëpunimi i mirë me shtetet e Ballkanit Perëndimor edhe më tej është prioritet i politikës së jashtme të Sllovenisë.

Rëndësinë e ReSPA-së, në dritën e reformave të administratës publike në shtetet e Ballkanit Perëndimor e theksoi edhe kryesuesi i ReSPA-së, Damjan Mançevski, ministri i Shoqërisë informatikore dhe administratës së Maqedonisë së Veriut. Vendi ynë i kushton vëmendje të veçantë sfidave në administratën publike dhe digjitalizimit përmes projekteve të reja.

„Reformat e administratës publike janë po aq të llojllojshme sa edhe numri i vendeve që filluan t’i zbatojnë. Edhe pse kemi qëllime të përgjithshme dhe të posaçme, i bindur jam se kolegët e mi që janë të pranishëm në këtë dhomë, qytetarët i vënë në qendër të përpjekjeve për reforma në administratën publike. Në këtë drejtim, më vjen shumë mirë për mundësinë e mësimit nga njëri-tjetri, por, më e rëndësishmja,  të mësojmë për reformat e administratës publike nga një shtet i suksesshëm-anëtar i BE-së siç është Sllovenia. Mendoj se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për t’u ndëgjuar praktikat më të mira të Sllovenisë. për sfidat me të cilat është ballafaquar përgjatë procesit dhe për mënyrat me të cilat këto sfida do të tejkaloheshin” tha ministri Mançevski.

Ritva Heikinen, përfaqësuese e Komisionit Evropian deklaroi se Komisionit i vjen shumë mirë që është pjesë e dialogut politik në nivel të lartë të reformave të administratës publike, nikoqir i së cilës është Ministria e administratës publike të Republikës së Sllovenisë, organizator i së cilës është ReSPA. Sipas Heikinenit, kjo është mundësi unike për tu vlerësuar situata me zbatimin e reformave në administratën publike të Ballkanit Perëndimor gjatë 5 viteve të kaluara dhe të diskutohet për prioritetet e së ardhmes. Heikinen poashtu theksoi se reforma në administratën publike është angazhim afatgjatë.

Drejtoresha e ReSPA-së , Ratka Sekulloviq vuri në pah bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të ReSPA-së me shumë institucione dhe organizata të rajonit dhe jashtë tij. Në maj të vitit 2017, ReSPA nënshkroi Memorandum mirëkuptimi me ministrinë e Administratës publike së Republikës së Sllovenisë. Siç tha Sekulloviq, dokumenti është provë se në rajon po zhvillohet dialog i nivelit të lartë.

Në ngjarje, ministri i Udhëheqjes shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale të Republikës së Serbisë Branko Ruzhiq, theksoi se ReSPA siguron rrjet personash që synojnë të njëjtin qëllim: krijimin e një administrate publike që është dhënëse profesionale, bashkëkohore dhe efikase e shërbimeve publike për qytetarët. Përmes këtij rrjeti ata mund të shpërndajnë praktika dhe përvoja të mira që më lehtë të ballafaqohen me sfidat. Ministri Ruzhiq iu falemnderua kolegëve nga Sllovenia për mundësinë e mësimit prej tyre, duke shtuar se kjo mbështetje është shumë e rëndësishme për ta, për shkak të procesit të integrimit së Sllovenisë në BE. Serbia ka bërë shumëçka në fushën e digjitalizimit për lehtësimin e qytetarëve të saj.

Në fjalimin e tij, ministri i Drejtësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës Josip Grubesha, u përqëndrua në faktin se takimi u organizua në bashkëpunim me Ministrinë për administratë publike të Republikës së Sllovenisë dhe me shtetet-anëtare të Bashkimit Evropian. Kolegët nga Sllovenia përzemërsisht ndanë përvojën e tyre në procesin e modernizimit të administratës publike, që është një sinjal i qartë se shtetet-anëtare të BE-së, me të gjithë përvojën dhe njohuritë e tyre në procesin e reformave, kanë vullnet të madh për t’u ndihmuar vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministrja e Administratës publike të Malit të Zi Suzana Pribilloviq, iu referua progresit të rëndësishëm në reformat e administratës publike. Drejt kësaj kontribuan niveli më i mirë i demokracisë dhe harmonizimi i sistemit juridik me Ligjin evropian. Ministrja Pribiloviq njohu mbështetjen e ReSPA-së për një administratë publike më efikase në Mal të Zi. Ajo deklaroi se reforma e administratës publike është një nga sferat kyçe në procesin e Integrimit evropian dhe se është një segment i rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Albana Koçiu, drejtoreshë e Departamentit të administratës publike në Shqipëri, deklaroi se reformat në administratën publike janë gjithmonë pjesë e rëndësishme e bisedimeve, posaçërisht kur bëhet fjalë për atë që Shqipëria duhet të arrijë për të qenë pjesë e BE-së. Sipas Koçiut, momentalisht Shqipëria është në pritje të durueshme të një semafori me drite jeshile. Puna që do vijë padyshim që do të jetë e vështirë dhe do të kërkojë përpjekje maksimale, por ata janë mjaft të gatshëm për të.

Pas fjalimeve hyrëse, ekspertët e Sllovenisë do ndajnë përvojat e tyre në fushën e reformave të administratës publike, sistemit të shpërblimit dhe trajnimit të nëpunësve shtetërorë, si dhe në fushën e Qeverisë elektronike dhe prokurimit publik.

Në orët e pasdites, të ftuarit nga qarqet e larta gjithashtu do të japin kontributin e tyre rreth temave, mes të cilëve është edhe kryesuesi i ReSPA-së, ministri i Shoqërisë informatike dhe administratës së Maqedonisë së Veriut Damjan Mançevski, drejtoresha e ReSPA-së Ratka Sekulloviq, ministri i Drejtësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës Josip Grubesha, ministrja e Administratës publike të Malit të Zi Suzana Pribilloviq dhe ministri për Udhëheqje shtetërore dhe vetëqeverisje lokale të Republikës së Serbisë Branko Ruzhiq, përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe të ftuar të tjerë nga qarqet e larta.

ReSPA (Shkolla rajonale e administratës publike) është organizatë ndërkombëtare ka selinë në Mal të Zi. U themelua në vitin 2011, kurse anëtarët e saj janë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbija. Kjo organizatë ndërkombëtare u themelua me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit rajonal, të promovohet mësimi i përbashkët dhe të mbështetet zhvillimi i administratës publike në vendet e rajonit, dhe me këtë, shtetet të integrohen në BE.

Momentalisht, kryesuese e ReSPA-së është Maqedonia e Veriut.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form