Shpërndaje:

Spasovski, Mançevski dhe Ademi pjesë të ngjarjes “Klasa e udhëtimit” : Vetëm me qasje horizontale do të forcohen kapacitetet dhe vetëdija ndaj sigurisë kibernetike nga mosha më e re

 

Shkup, 16 tetor 2019

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, sot mbajtën fjalimet e tyre në ngjarjen e mbajtur në kuadër të klasës së udhëtimit ”Una vita da social”.

“Jemi dëshmitarë se edhe te ne ky fenomen i devijuar i ngacmimeve virtuale ‘cyberbullying’, po përhapet çdo ditë e më shumë mes gjeneratave të reja, andaj është i domosdoshëm një angazhim i vazhdueshëm shoqëror më i gjërë, mirë i menduar i të gjithë palëve të interesuara, në parandalimin dhe anulimin e dhunës virtuale, posaçërisht mes fëmijëve. Andaj, ne si Ministri e Punëve të Brendshme, pa asnjë rezervë, në fakt të kundërtën, në mënyrë të hapur pranuam ofertën e kolegëve dhe miqve tanë italian që të jemi pjesëtarë të kampanjës së tyre kundër ngacmimeve virtuale ‘cyberbullying’, qëllimi parësor i së cilës është edukimi për të parandaluar keqkuptimin e 'jetës sociale virtuale' të të rinjve”, theksoi Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke shtuar se fëmijët janë grupi më i prekur i ngacmimeve virtuale, prandaj çdo kërcënim i dërguar përmes rrjeteve sociale nuk duhet të anashkalohet, por duhet të paraqitet menjëherë në stacionin më të afërt policor.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, iu drejtua fëmijëve duke u ndalur në rreziqet e mundshme me të cilat ata ballafaqohen përderisa shfrytëzojnë rrjetet sociale.

“Në rrjetet sociale të një vendi mund të gjeni lojëra, miq, lajme, muzikë, atje teknologjia ju lejon të jeni të buzëqeshni dhe t’i shprehni aftësitë e kreativitetit tuaj në mënyrën më të thjeshtë. Në Evropë, mbi 70% e fëmijëve dhe të rinjve kanë më së paku një profil në rrjetet sociale. Edhe ne po mbajmë hapin me ta, në vitin 2019, gati 75% e popullsisë së Maqedonisë së Veriut, të moshës 15-19 vjeçare, ka më së paku një profil në rrjetet sociale. Njëjtë si rrjetet sociale, lojërat online na ndihmojnë të krijojmë miqësi me lojtarë tjerë (online gamers) nga e gjithë bota, dhe të komunikojmë përmes funksionaliteteve të integruara, të shkëmbejmë mesazhe, të ndëgjohemi, madje edhe të mund të përdorim kamerën. Lojërat online bëhen aktivitete sociale, që janë universale për të gjithë, saqë tashmë mund të luajmë edhe në pajisje më të vogla, siç janë telefonat celularë", tha ministri.

Ai gjithashtu dha informacion edhe për projektet e përbashkëta me MPB-në dhe MASH-në, në trajtimin e krimit kibernetik dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut që në moshën më të re.

Në ngjarje mori fjalën edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

“Falënderim i madh i shkon Qeverisë së Italisë, ambasadorit italian që përvojat e tyre në kuadër të politikave të tyre kombëtare në menaxhimin e ngacmimeve virtuale dhe shkollore në mënyrë të hapur i ndajnë me ne dhe na ndihmojnë neve, gjegjësisht institucioneve të sistemit në luftën kundër këtyre sfidave globale, që prek edhe bashkëqytetarët tanë të ri, nxënësit dhe ashtu më tej. Besoj që ky projekt do pranohet jo vetëm si pilot dhe të përfshijë vetëm një numër të caktuar nxënësish, por me kalimin e kohës do zgjerohet dhe do depërtojë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të vendit. Kjo ishte e nevojshme për ne, sepse do ndihmojë në krijimin e një mjedisi shkollor të qetë dhe harmonik për mësim dhe shoqërim për këdo”, potencoi ministri Ademi.

Klasa e udhëtimit është pjesë e projektit evropian “Gjenerata të ndërlidhura” – Qendër e sigurtë interneti, e koordinuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Italisë, nën realizimin e ekspertëve të Njësisë së sigurimit të komunikimeve pranë Ministrisë për Punë të Brendshme të Italisë. Ngjarja mbahet gjatë kohës së festivalit “Xhifoni Maqedoni”. Njësia e sigurimit të komunikimeve pranë Policisë së Italisë, vendosi që aktiviteti i parë dhe i vetmi ndërkombëtar për këtë vit në kuadër të këtij projekti të mbahet pikërisht këtu në Maqedoninë e Veriut.

Prej 12 deri më 17 tetor klasa e udhëtimit “Una vita da social” – “Jeta në rrjetet sociale” ka vendqëndrim në më shumë lokacione të qytetit dhe në të mbahen takime interaktive edukative ku ekspertët u ilustrojnë ndëgjuesve sesi interneti mund të shfrytëzohet për të mirë dhe në mënyrë të sigurtë, përmes njohjes së kurtheve më të paparashikuara, parandalimit dhe mbrojtjes me kohë nga keqpërdorimet e shumta. Deri të enjten, klasën do e vizitojnë mbi 800 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form