Shpërndaje:

Forumi i menaxhimit me internet: armiku më i madh i lajmeve të rreme është e vërteta – t’i sigurojmë kanalet

Shkup, 28 tetor 2019

Në Forumin e tretë të menaxhimit me internetin që u mbajt sot në Shkup, me kontributin e tyre ndaj temave të hapura në forum folën ministri Robert Popovski përgjegjësi i komunikimeve, llogaridhënies dhe transparencës, zëvendësministri i shoqërisë informatike dhe administratës Aleksandër Bajdevski, si dhe Marjan Zabrçanec këshilltari i posaçëm i marrëdhënieve me publikun i presidentit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Ministri Popovski në fjalimin e tij tha se edhe pse termi “udhëheqje” nënkupton kornizë të caktuar të rregullave, duhet të kushtohet rëndësi, në mënyrë që interneti të mbetet hapësirë e hapur, e lirë dhe globale ku njerëzit gëzojnë të drejta të njejta dhe kanë shkallë të njejtë të mbrojtjes.

“Në vendin tonë, që në një kohë jo aq të largët pati probleme serioze me lirinë për shkak të politikave shtypëse në sferën e mediave dhe lirinë e shprehjes, interneti ishte vendi i vetëm i shprehjes së mendimit të lirë. Andaj është obligimi ynë që t’i bëjmë mundësitë e Internetit të hapura për të gjithë: me zvogëlimin ose largimin e plotë të pengesës digjitale, me garancione për qasje të barabarta dhe mundësimin e përfitimeve të rrjetit tu përkasin të gjithëve. Pa përjashtim. Në kah të Forumit për udhëheqje me internetin, Maqedoninë e shoh si pikë prej së cilës krijimit të vizionit tonë do i përkushtojmë përqëndrim më të mprehtë dhe energji më të madhe me gjithëpërfshirje sa më të gjerë të të gjitha palëve të interesuara. Hapësira e Internetit i takon të gjithëve. Asnjëra anë nuk ka, dhe nuk mund të ketë të drejta ekskluzive mbi këtë sferë”, tha ministri Popovski në fjalimin e tij.

Ministri Popovski, në këtë event theks të veçantë vuri menaxhimit të propagandës manipulative në internet si rrjet përmes së cilit burimet e lajmeve të rreme “lëshohen” në maksimum.

Si një prej masave të “luftës” kundër lajmeve të rreme të Planit për aksion të vendosur kundër përhapjes së lajmeve të rreme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut veçoi shkrimin mediatik që do përfaqësohet shumë më shumë në arsim, poashtu në një proces të partneritetit aktiv me sektorin qytetar do zbatohen programe dhe trajnime të shkrimit mediatik për punëtorët e administratës shtetërore.

Zëvendësministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Aleksandër Bajdevski, në njërën pjesë të fjalimit të tij u ndal në implementimin e 5G-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut për rritje të konsiderueshme të cilësisë së Internetit për përdoruesit, siguri më të madhe dhe zgjerimin e numrit të shërbimeve të ofruara për qytetarët.

“Mjet kyç i mbështetjes së Planit nacional operativ është krijimi i një rrjeti optik publik, që përqëndrimin e vë në maksimizimin e përfitimeve në zbatimin e 5G, përfshirë edhe zhvillimin e tregut ekonomik përmes mbështetjes dhe zhvillimit të shërbimeve të reja në segmente të ndryshme vertikale të tregut”, theksoi zëvendësministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Aleksandër Bajdevski.

Në pjesën e panelit të Forumit për menaxhim me internetin, sa i përket temës “Mediat – shkrimi mediatik, rregullimi – vetë-rregullimi – “lufta” kundër dezinformatave”, Marjan Zabrçanec, këshilltari i posaçëm i marrëdhënieve me publikun i presidentit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, theksoi se Qeveria niset nga përcaktimi programor dhe strategjik për informim objektiv dhe transparencë të punës së saj, si dhe duke i ndjekur këto principe, nga vendi i fundit i rajonit sot është lider i punës dhe informimit transparent të publikut për politikat e tij.

“Armiku më i madh i gënjeshtrës është e vërteta, dhe për atë mundimet dhe politikat e të gjitha palëve të prekura duhet të ecin drejt sigurimit të kanaleve të sigurta për përhapje të së vërtetës. Duhet të nxisim dyshimin dhe të krijojmë publik kritik të favorshëm që do të ketë kapacitete të njohjes së gënjeshtrave dhe përhapje të së vërtetës. Më e rëndësishmja është që të pyetemi çka mundemi ne të bëjmë në ”luftën” kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave, të gjithë të prekurit nga ky fenomen, të trajtojmë këtë fenomen që minon seriozisht vlerat demokratike, nxit urrejtje dhe konflikt. Shkrimi mediatik është një nga masat dhe për atë qëllim tashmë është ndërmarrur iniciativë me sektorin qytetar,një shembull i shkëlqyer në këtë fushë, dhe me institucionet e Qeverisë, para së gjithash Ministria e arsimit dhe shkencës dhe Byroja për zhvillim të arsimit, të përvijohen konturimet për model më të mirë, joshës dhe mirëmbajtës së shkrimit mediatik në procesin arsimor”, informoi Zabrçanec, dhe shtoi se në pjesën e bashkëpunimit me mediat në këtë plan, Qeveria do të mbështesë plotësisht vetë-rregullimin si metodologji sipas së cilës mediat vetë do të ofrojnë zgjidhje në varësi me standardet dhe kodeksin profesional, në atë pjesë theksoi poashtu se me rëndësi të veçantë është lista e mediave që përkrahin këto parime të përgatitura nga ana e Këshillit të etikës së mediave dhe Shoqatës së gazetarëve.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form