Shpërndaje:

Ministri Mançevski u drejtua në Forumin evropian të sigurisë kibernetike në Poloni

Katovicë, 29 tetor 2019

Ministri i Shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, sot dhe nesër gjendet në vizitë në Republikën e Polonisë, ku merr pjesë në Forumin evropian të sigurisë kibernetike. Ai u drejtua në panel sesionin: ,,Zhvillimi i sigurisë kibernetike: Thyerja e barrierave të sigurisë kibernetike”.

Ministri Mançevski iu referua masave të ndërmarra në dy vitet e fundit, rreth çështjes përkushtuar transformimit digjital dhe mundësive të cilat i ofron revolucioni digjital, veçanërisht sektori i biznesit dhe cilat janë hapat e mëtejshëm të cilat Maqedonia e Veriut do t’i ndërmerr për zhvillimin e sigurisë kibernetike.

,,Si qeveri, hapi ynë i parë është të krijojmë mjedis për digjitalizim të drejtë, stabil dhe të parashikueshëm, të hartuar me dialog të përhershëm me sektorin e biznesit. Identiteti elektronik është mundësuesi kyç i digjitalizimit të shërbimeve qeveritare. Miratimi i Ligjit për dokumetet elektronike, identifikimin elektronik dhe shërbimet e besueshme, tërësisht në përputhje me Rregulloren eIDAS, siguron bazën e funksionimit së tregut të vetëm digjital dhe kushtet e harmonizimit të mjeteve për identifikim elektronik. Kjo do të mundësojë zhvillimin e tregut të shërbimeve të besueshme, si dhe rritjen e besimit në shërbimet elektronike. Me Ligjin e shërbimeve elektronike dhe menaxhimit elektronik, rregullohet puna e organeve të administratës shtetërore lidhur me shkëmbimin e të dhënave dhe dokumenteve elektronike edhe në implementimin e shërbimeve elektronike, kur ajo është e paraparë me ligj. Hapi i dytë është ndryshimi i peisazhit ekzistues, krijimi dhe kultivimi i kulturës digjitale”, theksoi ministri Mançevski.

MSHIA-ja i afron shërbimet elektronike afër qytetarëve, nëpërmjet sigurimit të platformës së unifikuar të autenticitetit të përbashkët, ofrim të shërbimeve dhe pagesave mbi të gjitha shërbimet qytetare dhe ky është Portali kombëtar i e-shërbimeve.

,,Për menaxhimin me kërcënimet kibernetike të cilat janë në rritje, secili vend duhet t’i përqëndrojë forcat në treg nëpërmjet motivimit që sektori privat të bëjë investim dinamik dhe të vazhdueshëm, i cili është i nevojshëm për sigurimin e rrjeteve të ndryshme të kompanive. Me vendosjen e Rregullores dhe Politikat e Mbrojtjes së Infrastrukturës së Informacionit Kritik, do t'i detyrojmë operatorët e infrastrukturave të tilla, të cilët shpesh punojnë në sektorin privat, të zbatojnë një sërë masash të sigurisë së informacionit për të mbrojtur sistemet dhe rrjetet e tyre. Në çdo rast, presim që kërkesa për ekspertë të sigurisë kibernetike në këto kompani, të rritet në vitet e ardhshme, duke i pasur parasysh trendet globale. Me këtë, do të krijohet kërkesa në arsim për sigurinë-kibernetike në të gjitha nivelet, jo vetëm në kuptimin akademik, por edhe nëpërmjet trajnimeve dhe çertifikimeve për sigurinë kibernetike. Prandaj rritja e nivelit të temës së sigurisë kibernetike në arsim, pa marrë parasysh nëse është formale ose joformale, duhet të jetë në fokusin e secilës qeveri e cila ka për qëllim ta zhvillojë industrinë e sigurisë kibernetike”, potencoi ministri Mançevski.

Siç theksoi ministri Mançevski, në suaza të sesionit, krimi kibernetik është problem global dhe asnjë vend nuk është i paprekur në këtë drejtim. Krimi ndërkufitar dhe mungesa e bashkëpunimit janë sfidë ekzistenciale. Në thelb, krimi kibernetik merr dimension ndërkombëtar nga dy aspekte të dukshme. Së pari, krimi kibernetik i gjeneruar në suaza të një shteti të caktuar jo rrallë herë ka ndikim serioz ndaj vendeve të tjera dhe e dyta, tani është e qartë se sfida e krimit kibernetik, nuk mund të zgjidhet nëse shtetet veprojnë të pavarur. Ashtu, si ndotja e ajrit, njëra nga kërcënimet më të mëdha të mjedisit jetësor e cila nuk ka kufi, krimi kibernetik nuk është i kufizuar me kufijtë e ashtuquajtur gjeografik. Sofistikimi dhe kompleksiteti me të cilin kryhet krimi kibernetik është sfidë për të gjithë nëpunësit të cilët janë përgjegjës për zbatimin e ligjit. Për këtë arsye, duhet të bashkëpunojmë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar me qëllim që të kontrollohet krimi ndërkufitar. Në këtë drejtim, bashkëpunimi në nivel botëror nuk është më zgjedhje, por domosdoshmëri.

Krahas ministrit Mançevski, në panel diskutimin u drejtuan edhe Jadviga Emileviç, ministre e sipërmarrësisë dhe teknologjisë së Republikës së Polonisë, Kristofer Pejnter, komisar i Komisionit global për stabilitet të hapësirës kibernetike dhe koordinator i mëparshëm i çështjeve nga sfera e krimit në Departamentin e shtetit të SHBA-ve, si dhe Majkëll Bem, drejtor ekzekutiv i Zyrës qëndrore për sigurinë informative, Grupi për kontrollin e rrezikut, UBS.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form