Shpërndaje:

Mançevski prezanton buxhetin qytetar. Në fokus është digjitalizimi i shërbimeve administrative


Shkup, 28 nëntor 2019


Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, sot në konferencën për shtyp e prezantoi buxhetin e vitit 2020-të.


Fjalimin e plotë të ministrit e keni në vijim:

Propozim-buxhetin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës edhe këtë vit e prezantojmë në mënyrë transparente para qytetarëve tanë që të kenë pasqyrë të qartë se ku dhe për çfarë harxhohen paratë e tyre.

Fokusi i vitit të ardhshëm është transformimi digjital i proceseve administrative dhe shërbimeve. Në këtë mënyrë i bashkojmë dy proceset më kryesore për të cilat është kompetente MSHIA-ja. Kjo është reforma e administratës publike dhe digjitalizimit.

Buxheti total i MSHIA-së për vitin 2020-të shënon 1.520.100.000 denarë.

Pjesa më e madhe e këtyre fondeve, përkatësisht 1.200.000.000 denarë ndahen për financimin e Radiotelevizionit të Maqedonisë, Radiodifuzionit të Maqedonisë dhe Agjencisë së Shërbimeve Mediatika Audio dhe Audiovizuale.

Pas ndërprerjes së taksës radiodifuzive, ky është viti i tretë që po praktikohet. Në këtë mënyrë, këto institucione marrin fonde të rregullta dhe të parashikuara që u lejohet atyre për periudhë afatgjate ta planifikojnë punën dhe programin e tyre. Politika redaktuese e radiotelevizionit nacional është autonome dhe e pavarur.

Vitin e ardhshëm vazhdojmë me realizimin e tre IPA Projekteve të mëdha, me mbështetje financiare të BE-së. Projekti i parë është riorganizim i plotë i strukturës së institucioneve. Ky projekt tani më ka filluar, po vijojnë analizat dhe rezultatet e para do të dalin në fillim të vitit 2020-të. Finalizimi i projektit si dhe harmonizimi i qindra ligjeve me strukturën e re institucionale do të bëhet gjatë tërë vitit.

Projekti i dytë është në fazën e evaluimit të ofertave nga Direktiva e Bashkimit Evropian. Po punohet për projekt në vlerë prej 4,5 miljon euro me të cilin do të digjitalizohen regjistrat kyçe për qytetarët dhe bizneset dhe do zhvillohen 120 shërbime të të reja elektronike të cilat do të ofrohen nëpërmjet Portalit nacional të e-shërbimeve. Në fund të vitit 2020, Maqedonia Veriore do të jetë vend i digjitalizuar masiv, me hapa gjigande në këtë sferë.

Projekti i tretë është gjithashtu në rrjedhë, por rezultatet do t’i kemi në vitin 2020 dhe kjo është strategjia afatgjate e TIK-ut, e cila duhet të jetë dokumet sipas së cilit do të vazhdojë të udhëhiqet digjitalizimi i vendit.

Këtu dua t’iu referohem një pjese të projekteve të përfunduara të këtij viti pasi fondet për mirëmbajtjen dhe modernizimin e tyre janë parashikuar për vitin e ardhshëm.

Një nga tre projektet është Regjistri qendror i qytetarëve, të cilin e lançuam këtë vit. Në vitin 2020-të, sigurojmë kushte të aksesshmërsisë së lartë të ndërlidhjes në regjistrin e institucioneve dhe kompanive, të cilët posedojnë autorizime për të kryer shërbime publike. Në këtë mënyrë, Regjistri do të jetë plotësisht i integruar, ndërsa qytetarët do të mund të jenë të sigurtë në transferimin e sigurtë të të dhënave të tyre personale.

Regjistri qendror është baza e Portalit nacional të e-shërbimeve dhe vendosja e sistemit të identifikimit elektronik eID. Portali do të lançohet deri në fund të këtij viti. Në buxhetin e vitit 2020-të, janë parashikuar fonde për mirëmbajtjen, plotësimin dhe modernizimin e tij.

Këto janë bazat e digjitalizimit të vendit tonë. Me vendosjen e themeleve, hapjen e të dhënave, garantimin e unifikimit dhe sigurisë së tyre, shteti, bizneset por edhe qytetarët do të kenë qasje më të shpejtë dhe më efikase ndaj shërbimeve.

Kur flasim për profesionalizimin e administratës publike, me rëndësi të veçantë është sistemi për menaxhimin elektronik me dokumente, prandaj në vitin 2020-të, në tërësi do ta modernizojmë këtë sistem.

Me modernizimin e sistemit për menaxhimin me dokumente, administrata do të duhet ta harrojë letrën! 5.000 nëpunës administrativ në më së paku 20 institucione do të punojnë në sistemin unik për menaxhim elektronik me dokumente. Ky sistem, më tej do të zgjerohet edhe në institucione të tjera. Me implementimin e sistemit për menaxhim elektronik të dokumenteve startojmë prej 1 janarit të vitit 2020-të.

Me këtë aktvendim, institucionet do të mund të pranojnë dokumente elektronike ose në letër, ndërsa nëpërmjet sistemit DMS (sistem i menaxhimit me dokumente) në formë elektronike do të dërgohen te nëpunësi kompetent. Shkëmbimi i dokumenteve ndërmjet institucioneve do të jetë në mënyrë elektronike dhe në kohë reale nëpërmjet sistemit DMS i cili do të mundësojë ruajtjen dhe dorëzimin e sigurtë të dokumenteve. Mundësia e falsifikimeve dhe keqpërdorimi i dokumenteve është eleminuar. Secili dokument i hartuar dhe i përcjellur nëpërmjet këtij sistemi do të jetë i vlefshëm, pa marrë parasysh nëse është në formë elektronike apo të shkruar në letër!

Në vitin 2020-të, modernizohet dhe plotësohet sistemi i informimit për udhëheqje me burimet njerëzore. Me rritjen dhe përmirësimin e funksionaliteteve, SIUBNJ, do t’i sigurojë në kohë reale të gjitha të dhënat mbi të punësuarit në administratën publike. Kjo është bazë edhe për një numër të konsiderueshëm të analizave, si dhe për hartimin e politikave në përputhje me nevojat e institucioneve që deri më tani ishte problem i madh.

Me Ligjin e ri për shërbimet e inspektimit, i cili hyn në fuqi më 1 dhjetor, ndryshohet tërësisht koncepti i kryerjes së inspektimit. Paralajmërimi përcaktohet si masë para dënimit. Në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar financimi i softuerëve për e-inspektoratet, me të cilin konsiderueshëm do të lehtësohet dhe do të bëhet më efikase puna e inspektorateve.

Në suaza të përpjekjeve të Qeverisë për ndërtimin e sistemit të servisit të shërbimeve publike dhe të administratës publike efikase, në rrjedhë është realizimi i projektit i cili parashikon rregullimin dhe vendosjen e pajisjeve në hapësirat afariste – Qendrat e shërbimeve. Këto qendra janë të njohura vizualisht dhe të brenduara si ,,Një pikë shërbimi”, me çka qytetarëve do t’u mundësohet t’i marrin në një vend shërbimet dhe informacionet nga institucione të ndryshme shtetërore dhe private.

Në fazën finale janë edhe tre zyrat e para ,,Një pike shërbimi”, në Tetovë, Kumanovë dhe në Ohër. Së shpejti do të jetë gati dhe zyra në Manstir, ndërsa po punohet edhe në transformimin e zyrave në Shkup.

Transparenca, puna e hapur dhe konsultimi i rregullt me qytetarët janë bazë e hartimit të politikave dhe marrje e vendimeve të cilat janë në interes të gjithë qyterarëve.

Për këto arsye, MSHIA-ja në buxhetin e saj ndau fonde për ndryshimin e web-faqeve të të gjitha ministrive të Qeverisë. Bëhet fjalë për web-vendimin e vetëm, i cili do t’i përshtatet secilës ministri për nevojat e saj. Do të jetë e thjeshtë për përdorim, e fokusuar në shërbimet që i ofrojnë ministritë dhe do të jetë hapësirë ku qytetarët do të mund të parashtrojnë pyetje dhe njëkohësisht t’i marrin informacionet e duhura. Web-faqet e para të reja, qytetarët do të mund t’i shikojnë në kuartalin e parë të vitit 2020-të.

Sa i takon transparencës, MSHIA-ja, lançoi Portalin e të dhënave të hapura. Në buxhet janë parashikuar fonde për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm të të dhënave të hapura, kornizë të përmirësuar ligjore nga ana e institucioneve duke përdorur qasjen metodologjike në përputhje me nevojat e opinionit.

Këtu përfshihen edhe funksionet e zgjeruara të Regjistrit unik elektronik kombëtar të rregulloreve. Me përmirësimin e tij sigurohet komunikim i drejtpërdrejtë me qytetarët. Vendosim të aplikojmë diskutime online mbi temat të cilat janë me interes për ta, por edhe për politikat të cilat i përgatisin institucionet ku paraprakisht duan t’i komunikojnë dhe të marrin përgjigje nga qytetarët.

Maqedonia Veriore u kyç në sistemin TESTA, i cili shërben për shkëmbimin e të dhënave me vendet anëtare të BE-së. Nëpërmjet TESTA-së sigurohet qasje dhe përdorim e sistemeve të cilat janë në nivel të Bashkimit Evropian nga institucionet tona. Përfitimet janë në më shumë institucione. Shembull është Ministria e transportit dhe lidhjeve e cila nëpërmjet TESTA-së, shkëmben të dhëna mbi taksimetrat e veturave. Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim punon në rrjetizimin nëpërmjet TESTA-së me CESIS, përkatësisht Sistemi i Informacionit dhe Komunikimit për menaxhim me situata të jashtëzakonshme të BE-së.

Vitin që vjen aksesohemi edhe në programin ISA 2 të BE-së. Me ISA 2 programin mbështetet zhvillimi i zgjidhjeve digjitale të administratës publike, biznesit dhe qytetarëve në Evropë me çka mundësohet benefit nga shërbime publike interoperabile ndërkufitare dhe ndër-sektoriale. Në Maqedoninë Veriore, ISA 2 programi mbështet zhvillimin në dy segmente kyçe dhe atë: Коrniza evropiane për interoperabilitet, (dokument në të cilin janë definuar drejtimet dhe parimet kyçe të interoperabilitetit), DCAT-AP (Profil i aplikimit i cili përdoret si standard i meta të dhënave për të dhënat e hapura), si dhe menaxhimi me rrjetin e TESTA-së për shkëmbimin e sigurtë ndërkufitar të të dhënave me BE-në.

Të nderuar, pjesë përbërëse e Buxhetit të MSHIA-së është edhe buxheti i MARNET.

Fondet e parashikuara në buxhet kanë të bëjnë me realizimin e projektit për vendosjen e infrastrukturës optike në komunën e Manastirit për lidhjen e kampusit të Universitetit ,,Klimenti i Ohrit) dhe 22 shkolla fillore dhe të mesme. Projekti ka për qëllim ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit për lidhje të shfrytëzuesve të MARnet në rrjet të mbyllur nëpërmjet të cilit do të kenë qasje (akses) në: Internet publik, shërbimet e institucioneve shtetërore të tjera si dhe shërbimet dhe serviset e pan-Rrjetit evropian GEANT.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administra

 

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form