Shpërndaje:

Filloi organizimi i aksionit ekologjik “Pastrojmë me „Mos u bëj mbeturinë’”

Shkup, 29 nëntor 2019.

Mbi 40.000 persona, nëpunës të sektorit publik, më datën 14 dhjetor (e shtunë), do të pastrojnë në më shumë se njëzet lokacione të rrethinës së qytetit të Shkupit. Qeveria vendosi që, në këtë mënyrë të kompensohet dita e punës, data 2 janar. Kjo do të thotë se në vend që të shkojnë në punë, të punësuarit, më 14 dhjetor, në periudhë prej ora 09:00 deri më ora 12:00, do të pastrojnë, në lokacione të caktuara konkrete.

Sot u mbajt takimi i parë në shtab, ku u definiuan një pjesë e detajeve, ndërsa u deleguan edhe përgjegjësi për të gjithë anëtarët e shtabit.

Gjatë javës së ardhshme do të publikohen të gjithë lokacionet, si dhe cili institucion, ku do të pastrojë. Ministrat, drejtorët dhe udhëheqësit e institucioneve do të jenë përgjegjës për zbatimin e aksionit nga ana e punëtorëve përkatës.

Pjesë e pajisjeve të nevojshme për të zbatuar aksionin me sukses, do të sigurohet me mbështetje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Shkup, ndërsa makineritë dhe mjetet e nevojshme do të sigurohen nga institucionet që zotërojnë atë.

Thirrje për bashkangjitje ndaj këtij aksioni ekologjik, do t'i dërgohet edhe vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve të komunave.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form