Shpërndaje:

Thirrje publike ndaj organizatave qytetare për anëtarësim në rrjetin e Partneritetit të hapur qeveritar

Shkup, 18 dhjetor 2019

Me iniciativë të dhjetë organizatave qytetare u krijua rrjeti i organizatave qytetare të Partneritetit të hapur qeveritar (PHQ).

Qëllimi kyç i rrjetit është ta koordinojë dhe përforcojë zërin e organizatave qytetare të cilat përpiqen për pjesëmarrje, hapje dhe llogaridhënie të qeverive.

Rrjeti do të përpiqet të inicojë, inkurajojë, mbështesë, realizimin dhe monitorimin e procesit të PHQ si dhe për inkurajimin e qeverive dhe institucioneve të tjera ndaj rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe hapjes në pjesëmarrje (participim).

Partneriteti i hapur qeveritar paraqet iniciativë vullnetare ndërkombëtare e cila synon të sigurojë angazhim konkret nga ana e qeverive ndaj qytetarëve të tyre, për të promovuar transparencë, të nxisin pjesëmarrjen qytetare, luftën kundër korrupsionit dhe përdorimin e teknologjive të reja me qëllim që të përforcohet qeverisja/udhëheqja e mirë.

Vendet kandidate duhet ta mbështesin Deklaratën e partneritetit të hapur qeveritar për t’u bërë pjesë e iniciativës së PHQ-së, të përgatisin plane nacionale aksionale dy vjeçare të zhvilluara me konsultime publike, rregullisht të informojnë mbi progresin, të punojnë me shoqërinë qytetare për të arritur angazhimet dhe të obligohen në Raportet e pavarura për progresin e tyre nëpërmjet mekanizmit të informimit të pavarur. Përgatitja e Planit aksional të PHQ-së duhet të jetë inkluziv, që do të thotë se në proces kontribut të tyre duhet të japin palët e ndryshme të përfshira, duke përfshirë edhe administratën shtetërore, shoqërinë qytetare, autoritetet lokale, sektorin e biznesit dhe shoqërinë akademike.

Vendi ynë është anëtare e iniciativës prej vitit 2011-të dhe ka aprovuar katër plane nacionale aksionale (në vitin 2012, 2014, 2016 dhe 2018). Koordinator i aktiviteteve qeveritare të PHQ-së është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA). Në përpilimin e Planeve nacionale aksionale (PNA) janë përfshirë Organizatat qytetare të cilat e inicojnë rrjetin e grupeve punuese për zbatimin e PAN 2018-2020.

Rrjeti i organizatave qytetare të partneritetit të hapur qeveritar formohet në prag të përgatitjes së planit të ri nacional aksional (të pestë), me qëllim të veprimit më të organizuar dhe ndikimit të organizatave qytetare për përpilim e tij si dhe inkurajimin dhe monitorimin e implementimit të planit ekzistues si dhe të planeve të ardhshme nacionale aksionale.

Roli i rrjetit është të mobilizohet dhe të koordinohet përfaqësimi i shoqërisë qytetare mbi çështjet e PHQ-së.

Rrjeti do të angazhohet për krijimin e strukturës së re të koordinimit të procesit të PHQ-së, në Maqedoninë e Veriut në përputhje me përvojën ndërkombëtare, me qëllim të përmirësimit të komunikimit të të gjithë palëve të interesuara dhe përforcimin e monitorimit dhe evaluimit të aktiviteteve. Rrjeti do të marrë pjesë dhe do të kontribuojë në krijimin e strukturës së re të koordinimit dhe monitorimit të zhvillimit dhe zbatimit të Planit aksional nacional.

Nëpërmjet kësaj thirrje, ftohen të gjitha organizatat e interesuara qytetare të formuara sipas Ligjit të shoqatave dhe fondacioneve të marrin pjesë në punën e rrjetit.

Anëtarësimi në rrjet kryhet duke plotësuar dhe dorëzuar formularin e bashkëngjitur për anëtarësim deri më 30 dhjetor 2019-të.

Pas shqyrtimit të formularit nga ana e Këshillit inicues, organizatat do të marrin informacione kthyese.

Ju lutemi, ta shpërndani këtë thirrje deri te organizatat qytetare potencialisht të interesura, partnerët dhe bashkëpunëtorët tuaj, të cilët i ndajnë vlerat e partneritetit të hapur qeveritar dhe përpiqen për participim më të mirë, hapje dhe llogaridhënie të qeverive, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror, dhe njëkohësisht i zbatojnë ato parime gjatë punës së tyre.

Deklaratën e partneritetit të hapur qeveritar, parimet dhe strukturat e rrjetit të organizatave qytetare të partneritetit të hapur qeveritar si dhe formularin për anëtarësim, mund t’i gjeni të bashkëngjitura në vijim:

Deklarata e partneritetit të hapur qeveritar

Parimet dhe struktura e rrjetit të organizatave qytetare të Partneritetit të hapur qeveritar

Formulari për anëtarësim

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form