Shpërndaje:

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi ndërmjet MSHIA-së dhe Qendrës së politikave zhvillimore IDEAS DePo

Shkup, 19 dhjetor 2019

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Qendra e politikave zhvillimore IDEAS DePo, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e pilot zgjidhjes softuerike për automatizimin e procedurës dhe punës së inspektimit.

Memorandumin e nënshkruan ministri i Shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski dhe Aleksandar Shahov, drejtor i IDEAS DePo.

Qëllimi i Memorandumit është përpilimi i zgjidhjes softuerike për automatizimin e procedurës dhe punës së inspektimit. Qendra e politikave zhvillimore IDEAS DePo, si implementuese e Projektit të USAID-it për modernizimin e shërbimeve të inspektimit duhet të sigurojë mbështetje në përpilimin e pilot zgjidhjes. Nevojitet mbështeje financiare dhe teknike për zhvillimin dhe implementimin e kësaj zgjidhjeje, si dhe angazhim i ekspertit të TIK-ut, i cili gjatë muajit do ta ndjek zhvillimin e zgjidhjes softuerike dhe do të bashkëpunojë ngushtë me ekspertët e Ministrisë dhe organeve të tjera kompetente gjatë implementimit të këtij aktiviteti.

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës si koordinator kryesor, mes tjerash do të mundësojë lidhje të pandërprerë të zgjidhjes softuerike me platformën e interoperabilitetit.

Me nënshkrimin e Memorandumit, MSHIA-ja dhe Qendra e politikave zhvillimore IDEAS DePo, do të mundësohet bashkëpunim i ngushtë ndërinstitucional dhe shkëmbim i informacioneve dhe burimeve për të arritur shkallë të lartë të transparencës dhe efikasitetit gjatë implementimit të këtij aktiviteti.

Në bazë të tekstit të propozuar të Memorandumit, IDEAS DePo, pas përfundimit të periudhës së testimit të zgjidhjes softuerike dhe moduleve të zhvilluara do t’i dorëzojë në pronësi të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ndërsa Ministria drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet delegimit të zgjidhjes softuerike dhe moduleve të zhvilluara, do të vazhdojë me zhvillimin e tij, me qëllim të vendosjes gjithëpërfshirëse dhe zgjidhjes funksionale për punë inspektuese.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form