Shpërndaje:

Nënshkruhet memorandum për mbështetjen e dialogut strukturor ndërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni

Shkup, 20 dhjetor 2019

Memorandum bashkëpunimi, nënshkruan Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe drejtoresha ekzekutive Fani Karanfilova-Panova e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) dhe Fondacionit Shoqëri e Hapur –Maqedoni (FSHHM) është përpjekje që të mundësojë pjesëmarrje thelbësore dhe strukturore të shoqërisë qytetare në reformat kyçe të sektorëve si pjesë e procesit të anëtarësimit të BE. 

Nëpërmjet projektit ,,Dialog me organizatat qytetare – platforma për pjesëmarrje strukturore në integrimet e BE-së, FSHHM-ja do të zbatojë aktivitete të shikueshmërisë së lartë të grupeve të punës së sektorëve dhe në mënyrë aktive ta mbështesë punën e tyre nëpërmjet sigurimit të pjesëmarrjes thelbësore dhe strukturore të shoqërisë qytetare, duke pasur parasysh nevojat specifike të secilit grup punues të sektorit.

MSHIA-ja, në suaza të bashkëpunimit dhe partneritetit, ndërsa në funksion të dialogut do të ndajë dhe shkëmbejë informacione thelbësore dhe relevante, të rëndësishme për shoqërinë qytetare për pjesëmarrje në politikat sektoriale dhe proceset nacionale konsultative; do të mundësojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të MSHIA-së në punëtori dhe konferenca; do të mundësojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve dhe hulumtuesve, pjesë e shoqërisë qytetare e grupeve të punës së sektorëve, të cilët do të përpilojnë Raport të pavarur vjetor mbi punën e grupit punues të sektorit.

Fondacioni Shoqëri e Hapur –Maqedoni nënshkroi memorandum bashkëpunimi edhe me Sekretariatin e çështjeve evropiane, Ministrinë e arsimit dhe shkencës, Ministrinë e drejtësisë dhe Ministrinë e punës dhe politikës sociale, ndërsa në proces të nënshkrimit të memorandumit janë edhe ministritë e tjera në linjë të cilat janë përgjegjëse për punën e grupeve punuese të sektorëve.

Projekti ,,Dialog me organizatat qytetare – Platforma për pjesëmarrje në integrimet e BE-së” është i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Mqedonisë së Veriut, implementuar nga FSHHM në partneritet me Eurotink – Qendra e Strategjive Evropiane, Qendra për komunikime qytetare dhe Reaktor – Hulumtumi në aksion, përderisa bashkëpunëtor është edhe Sekretariati i çështjeve evropiane.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form