Shpërndaje:

MSHIA PREZANTON PËRMIRËSIMIN E SISTEMIT ENER - KONSULTIMET KANË VEND KYÇ GJATË PËRPILIMIT TË POLITIKAVE

 

Shkup, 23 dhjetor 2019

Ministri i shoqërisë infrmatike dhe administratës Damjan Mançevski, në konferencën e sotme për shtyp prezantoi përmirësimin e sistemit të ENER-it. Fokusi është vendosur në konsultime me të gjitha palët e përfshira gjatë të gjitha fazave të përpilimit të politikave dhe miratimit të ligjeve.

,,Mundësinë që ofron platforma e ENER-it, në dhjetë vitet e fundit është me rëndësi të veçantë për procesin gjithëpërfshirës të konsultimeve dhe përgatitjen e Rregullores. Për këto arsye një nga punët e para që bëri MSHIA-ja ishte që zgjati afatin e komentimit të ENER-it, me qëllim sigurimin e hapësirës së të gjithë të interesuarve të dorëzojnë komente. Kjo rezultoi me numër të madh të numrit të vizitave në ENER, prej 90.000 në vitin 2014-të, në gjithsej 2.360.482 vizita deri më sot. Nuk ndalojmë këtu”, informoi ministri Mançevski, duke iu referuar përfitimeve të deritanishme të ENER-it.

Ministri Mançevski theksoi se ENER-i i ri, krahas dizajnit të ri ofron edhe module praktike dhe bashkëkohore. Deri më tani ishte i mundur vetëm komunikimi me propozim-ligjet. Me përmirësimin e sistemit të ENER-it, mundësojmë komunikim edhe të materialeve të tjera të cilat i përgatisin institucionet. Ndryshimet dhe përmirësimet e bëra, mundësojnë që qytetarët në kontinuitet të marrin pjesë në procesin e krijimit të politikave. Veçanërisht nëpërmjet transparencës dhe pjesëmarrjes në procesin e përpilimit të politikave. Përpilim efikas i politikave mund të krijohet vetëm nëpërmjet transparencës dhe pjesëmarrjes së palëve të interesuara.

Në konferencën për shtyp u drejtua edhe Gordana Gapiq Dimitrovska nga MSHIA-ja, e cila i prezantoi mundësitë e reja që i ofron ENER-i.

,,ENER-i tani ofron konsultime të llojeve të tjera të dokumenteve, si dhe parashtrimin elektronik të iniciativave. Kjo pjesë do të mundësojë që qytetarët si dhe secila palë e interesuar të munden në mënyrë elektronike të parashtrojnë iniciativa për ligje ose propozime të përgjithshme drejtuar ministrive. Gjithashtu, prej sot në ENER janë të disponueshme dhe Debatet e forumeve tematike. Kjo pjesë mundëson fillimin e online diskutimeve të rëndësishme si për ministritë ashtu edhe për qytetarët në procesin e përpilimit të politikave”, tha Gapiq Dimitrovska.

ENER-i, gjithashtu mundëson hapësirë edhe për organizatat qytetare dhe analizat e tyre, të cilat janë në drejtim të procesit të përpilimit të politikave.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form