Shpërndaje:

Fletë-anketimi për zbatimin e analizës funksionale

Shkup, 9 janar 2020

Në seancën e fundit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u aprovua informacioni i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës mbi zbatimin e analizës funksionale në institucionet e sektorit publik.

Me qëllim të thjeshtësimit të procesit të zbatimit të analizës funksionale, MSHIA-ja përgatiti Fletë-anketimi, e cila i përmban të dhënat bazë që do të japin kontribut të veçantë gjatë përgatitjes së analizës horizontale në sektorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt arritjes së qëllimit të të njëjtit – riorganizimin dhe optimizmin e institucioneve.

Analiza funksionale është mjet i cili i mundëson administratës t’i identifikojë qëllimet lidhur me strukturën organizative aktuale dhe për funksionimin e secilit institucion veç e veç, si dhe të mundësojë krijimin e masave konkrete mbi përmirësimin e efikasitetit institucional.

Qëllimi i procesit të zbatimit të analizës funksionale është:

- t’i identifikojë sfidat e aspektit organizativ dhe funksional në institucionin në të cilin zbatohet, të cilat potencialisht mund ta rëndojnë ose pengojnë realizimin e kompetencave dhe detyrave aktuale, por edhe atyre që janë parashikuar në dokumentet strategjike dhe  

- të propozohen masa konkrete mbi përmirësimin e plotësimit të qëllimeve dhe detyrave të institucioneve, të orientuara drejt realizimit të rezultateve të pritura.

Me plotësimin e Fletës së anketimit do të sigurohen informacione për secilin institucion lidhur me kompetencat e tyre, vendosjen organizative, strukturën e brendshme dhe gjendjen e burimeve njerëzore.

Njëkohësisht, konstatimet e fletëve të anketimit do të paraqesin dhe bazë solide mbi ridefinimin e parimeve, ridizajnimin e strukturës dhe orientimin e kapacitetit drejt arritjes së rezultateve më të mira në institucionet e sektorit publik.

Fletën e anketimit mund ta gjeni në linkun në vijim:  FLETË-ANKETIMI

Detyrohen të gjitha ministritë që ta distribuojnë fletën e anketimit në të gjitha institucionet e sektorit publik.

Detyrohen të gjitha ministritë që t’i dorëzojnë fletë-anketimet e plotësuara të institucioneve të tyre në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form