Shpërndaje:

Mançevski: Vazhdojnë konsultimet e transferimit prej sektorti publik në atë privat. Synojmë drejt administratës publike më efikase

 

Shkup, 17 janar 2020

Vazhdojnë konsultimet dhe takimet e punës inkluzive së palëve të interesuara, për transfer të punëtorëve nga sektori publik në atë privat, si pjesë e projektit gjithëpërfshirës në organizimin e administratës publike. Ministri i Shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, sot mbajti takim pune me përfaqësuesit e të gjitha dhomave të tregtisë së vendit tonë, si dhe me përfaqësuesit e shoqatave sindikale.

Në takim bisedohej për mënyrën dhe përfititmet nga realizimi i këtij veprimi, ndërsa u prezantuan edhe pesë modele të ndryshme për zbatimin e këtij procesi. Ashtu siç theksoi ministri, janë pjesë e iniciativës së MSHIA-së, pjesë e iniciativës së dhomave të tregtisë, madje edhe pjesë e vetë sindikatave.

“Me ta, në mënyrë paralele me rezultatet finale e analizave funksionale dhe propozimin e ri të Ligjit për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore që do e propozojmë ndaj publikës në fillim të muajti shkurt, do të vijë deri te një sektor publik më efikas i cili do të jep shërbime më të shpejta, më efikase, më cilësore edhe ndaj bizneseve”, tha ministri Mançevski.  

Pjesa e parë i referohet subvencioneve për punëdhënësit me potencial në sektorin privat. Ky model nënkupton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të sigurojë mbështetje financiare (kompensim për të ardhurat e sigurimit shëndetësor dhe pensional) për punëdhënësit që do të ndërmarrin të punësuar nga sektori publik për një periudhë të caktuar kohore. Si përgjigje ndaj kësaj ndihme të Qeverisë, sektori privat ka obligim në sigurimin e pagave më të larta për të punësuarit e ndërmarrur nga sektori publik.  

Modeli që has në mbështetje më të madhe nga ana e dhomave të tregtisë ka të bëjë me paketat në rikualifikimin e një pjese të punonjësve të sektorit publik. Do të thotë që me këtë model Qeveria do të sigurojë / financojë trajnimet e punonjësve në rikualifikimin e të punësuarve në sektorin publik në përputhje me nevojat e tregut të punës së sektorit privat.

Krahas këtij lloji të rikualifikimit, flitej edhe për rikualifikime të brendshme, në përpuethshmëri me nevojat e institucioneve.

Më tej, sektori privat është interesuar mbi konceptin e partneritetit publik-privat, ndërsa është biseduar edhe për programin e ndërprerjes së raportit të punës për shkak të arsyeve të punës (“tepricës teknologjike”), me shtesë të përllogaritur për një periudhë që do të konstatohet më tej.

“Ajo që sot u konstatua është se duhet të vazhdojmë me bisedimet. Ne duhet t’i përfshijmë tërësisht rezultatet e analizave funksionale dhe t’i prezantojmë në momentin e mbledhjes nga të gjithë institucionet. Nga ana e tyre kërkuam dhe u dakorduam në afate konkrete të caktuara, në të cilat do të dërgohen analiza konkrete për nevojat e tregut të punës së sektorit privat, pas së cilës do të kishim mundur të ofrojmë edhe një ofertë ndaj punëtorëve të sektorit publik. Synimi është që të rritet efikasiteti i sektorit publik”, konkludoi ministri Mançevski.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

 

 

 

 

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form