Shpërndaje:

Ministri Mançevski merr pjesë në Forumin Botëror të Edukimit në Londër

 

Londër, 22 janar 2020

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, merr pjesë në Forumin Botëror të Edukimit të mbajtur në Londër, prej më datë 19 deri më 22 janar.

Në margjinat e Forumit, ministri Mançevski merr pjesë në tribunën: Aftësitë digjitale: transformimi i një gjenerate”, në sesionet e së cilës flitej për arsimimin në shekullin XXI, për shkollat dhe programet bashkëkohore mësimore, si dhe për procesin e Berlinit.  

 “Përforcimi i aftësive digjitale mbetet një reformë e vazhdueshme në ekonominë tonë dhe jam me të vërtetë i lumtur t’ju them se Maqedonia e Veriut po zbaton disa masa për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Për shembull, Plani operativ për masa aktive në punësim, programe dhe shërbime të tregut të punës gjatë vitit 2018 solli masa dhe rezultate të shkëlqyeshme, ndërsa Plani i sjellur operativ për vitin 2019 parashikon mbështetje prej 700.000 eurove për trajnim në fushën e IT-së dhe aftësive digjitale. Poashtu, jemi përfshirë në aktivitete joformale edukative me nxënësit e shkollave fillore të vendit, që të flasim për sigurinë kibernetike dhe sfidave rreth saj”, tha ministri Mançevski. 

Ministri Mançevski vuri në dukje iniciativat ndërkombëtare dhe projektet e BE-së, siç janë projektet brenda Horizontit të vitit 2020 në fushën e e-infrastrukturave, që janë çelës në inkurajimin e shkencës së hapur dhe mundësimit në qarkullimin e dijes. Poashtu, iu referua edhe organizimit të Javës evropiane të kodimit ku marrin pjesë mbi 130 shkolla të Maqedonisë së Veriut.  

“Do të doja të vë në dukje gjithashtu, Iniciativën për mundësinë e trajnimeve  të ndryshme digjitale, që do të sigurojë trajnime tejkufitare për më së shumti 6.000 studentë dhe studentë të porsadiplomuar mes viteve 2018 dhe 2020. Qëllimi ynë është që t’u jipet mundësi të gjithë studentëve e të gjitha fushave për t’u sfiduar me përvojën digjitale në fushat e ndryshme të kërkuara në treg. Pa dyshim, ne vendosëm kornizën dhe bëmë hapat e para kyçe në rritjen e mëtejshme të aftësive digjitale, andaj, Procesi i Berlinit ka shërbyer si udhërrëfyes për disa lloje të ekonomisë sonë. Gjatë mbajtjes së Samitit të gjashtë digjital të Ballkanit Perëndimor në Shkup, kemi mbështetur qëllimet dhe konfirmuam interesin tonë për integrim në kuadër të Koalicionit për aftësi digjitale dhe vende pune në BE, përmes mbështetjes së qëllimeve dhe principeve të Koalicionit”, tha Mançevski.

Në tribunë morën pjesë: Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Arbër Ademi, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, Besa Shahini, ministri i Arsimit në Serbi, Mlladen Sharqeviq, ministrja e Arsimit dhe Kulturës në Republikën Serbe (Republika Srpska), Natalija Triviq dhe ministri i Arsimit në Mal të Zi, Damir Shehoviq.  

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form