Shpërndaje:

Mançevski në Kumanovë në Tribunën e tretë kushtuar digjitalizimit

Kumanovë, 06 shkurt 2020

Sot, në Kumanovë u mbajt tribuna e tretë publike me temë ,,Digjitalizimi i shërbimeve publike”, në të cilën u fol mbi digjitalizimin e vendit, si dhe rolin e tij në profesionalizimin e administratës publike.

Në tribunë u drejtuan ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski dhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Ministri Mançevski, duke iu referuar projekteve të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Adminsitratës, e prezantoi Portalin kombëtar të shërbimeve elektronike.

Versioni i përditësuar i Portalit kombëtar të shërbimeve elektronike filloi me punë në dhjetor të vitit 2019-të dhe është i aksesueshën në: https://uslugi.gov.mk. Më në fund, qytetarët në një vend mund t’i marrin informacionet lidhur me të gjitha shërbimet të cilat i ofrojnë institucionet, të gjitha dokumentet e nevojshme mbi realizimin e të drejtave të tyre si dhe kornizën kohore për marrjen e shërbimeve. Siç theksoi ministri Mançevski, në Portal janë të aksesueshme 128 shërbime elektronike, prej të cilave 58 janë shërbime të reja, ndërsa 8.400 përdorues tani më janë të regjistruar dhe e shfrytëzojnë portalin. 

Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, i përshëndeti projektet e Qeverisë në sferën e digjitalizimit si dhe iu referua sfidave me të cilat përballen institucionet e pushtetit lokal gjatë dërgesës së shërbimeve deri të qytetarët.

Në tribunë, gjithashtu foli edhe Marija Kërstevska, koordinatore e projektit në Qendrën e dialogut interkulturor, e cila e përshëndeti idenë e digjitalizimit të shërbimeve publike me çka do të shmanget pritja në rradhë të gjata.

,,Si person i ri e përshëndes idenë e digjitalizimit të shërbimeve publike. Jetojmë në epokën digjitale, në epokën e teknologjisë së intenetit. Shumica mund të thonë se sot është koha më e mirë për të jetuar. Patjetër, si dhe gjithçka tjetër kjo i ka përparësitë dhe anomalitë, por sot jemi këtu për të folur mbi përparësitë. Jetojmë në botën ku një klikim na ndan nga miqtë dhe të afërmit tanë, të cilët jetojnë përtej oqeanit, një klikim na ndan prej porosisë së një libri të adhuruar ose ndoshta të porositjes së picës për drekë. Pse jo, të mos na ndan një klikim për të marrë ndonjë dokument. Kush do të humbasë orë, orë të vlefshme të kohë duke pritur në rradhë…”, tha Kërstevska.

Gjithashtu, ajo bëri prezantimin e shembujve të punës në Qendrën e dialogut interkulturor mbi rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve nëpërmjet përdorimit të pajisjeve digjitale.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës edhe më tej do të vazhdojë me organizimet e ngjarjeve në sferën e digjitalizimit. Digjitalizimi është prioritetet strategjik i MSHIA-së dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe për arsye se në dy vitet e fundit u realizuan një sërë masash dhe aktivitetesh, të orientuara ndaj digjitalizimit të shërbimeve si dhe rritjes së transprencës së institucioneve.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form