Shpërndaje:

Popullata e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet Memorandumit me ,,MasterCard-in” do të ketë mundësinë e identitetit digjital

Shkup, 7 shkurt 2020

Republika e Maqedonisë së Veriut, bëhet një nga vendet e para në botë, ku e gjithë popullata do të ketë mundësinë e identitetit elektronik. Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u nënshkrua Memorandum mirëkuptimi me ,,MasterCard-in”, nga ministri i Shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, ministrja e financave Nina Angelovska dhe menaxherja Vanja Manova e ,,MasterCard-it” për Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën. Gjatë nënshkrimit të Memorandumit ishte i pranishëm edhe Çarls Vollton – zëvendëskryetari i MasterCard-it për identitetin digjital.

- Në praktikë, kjo do të thotë se nëpërmjet pajisjes suaj celulare, me hapjen e aplikacionit, së pari e skenoni dokumetin tuaj personal, letërnjoftim ose pasaportë. Në këtë mënyrë verifikohen të dhënat dhe ndizet kamera e pajisjes celulare dhe kryet kontrolli nëse bëhet fjalë për person fizik. Pas këtij hapi, kryhet kontrolli me fotografinë e dokumentit personal dhe pajisja ju identifikon. Kjo do të thotë se më tej nuk keni nevojë të përdorni usb, token, dokument në letër, prani fizike që institucioni t’ju identifikojë – tha ministri i Shoqërisë informatike dhe administratës Mançevski.

Ministri Mançevski vuri në pah se me Memorandumin për shfrytëzuesit e portalit të e-shërbimeve janë parashikuar 5 nënshkrime pa pagesë për 150.000 përdoruesit e parë të shërbimeve elektronike gjatë 12 muajve të parë pas fillimit zyrtar të planit aksional. Mbi realizimin e këtij MasterCard-i ndanë 3 miljon euro.

Në disa vende, identiteti digjital është plotësisht i konsoliduar dhe zbatohet në jetën e përditshme me qëllim të lehtësimit të të gjitha procedurave, tha ministrja e financave Angellovska.

- Për shembull, u mundëson qytetarëve të tyre të votojnë, të blejnë tiketa për transport publik, të shifrojnë e-postë, të rinovojnë pasaportën, të kenë qasje deri te dosjet mjekësore, të nënshkruajnë dokumente dhe t’i kryejnë thuajse të gjitha llojet e menaxhimit Administrativ nëpërmjet Internetit, ku do me qenë dhe në çdo kohë, duke u mundësuar përdoruesve të posedojnë të dhëna të tyre – tha Angellovska dhe bëri të ditur se shembulli më i përfaqësuar është Estonia, e cila në vitin 2002 ka aplikuar sistemin e identifikimit digjital, bazuar në regjistrin kombëtar dhe dokumentit kombëtar për identitet digjital, nëpërmjet së cilit të gjitha shërbimet janë të digjitalizuara, vetëm se nëpërmjet digjitalizimit nuk mund të martoheni, të shkurorëzoheni dhe të bleni pronë.

Ministrja e financave theksoi se Memorandumin e sotëm e shikon në drejtim të afrimit të shtetit ndaj Transformimit digjital të cilin e mbështet kjo Qeveri dhe që është kyçe në promovimin e rritjes ekonomike, përmirësimin e rrethit të biznesit, rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike, reduktimin e ngarkesës administrative për qytetarët dhe bizneset.

- Duke filluar nga vendi, kemi mundësi të ndërtojmë qendër të shërbimeve digjitale të inovacionit lidhur me aplikimin e shërbimeve me identitet digjital dhe shërbime të besueshme të cilat janë të pranuara në nivel lokal, rajonal dhe global. Planifikojmë që të ecim shpejt dhe të ardhmen e tillë në vitin 2020-të ta rikthejmë në realitet. Këtë do ta bëjmë në mënyrë të bashkëveprimit me shërbimet digjitale, me çka përdoruesi ka kontroll ndaj të dhënave të tij me siguri, privatësi dhe besim. Mendojmë se shërbimet fillestare do të jenë të thjeshta, si për shembull, përmirësimi i procesit të verifikimit të identitetit tuaj gjatë hapjes së një llogarie bankare digjitale apo online ose verifikimi i identitetit tuaj për arsye të blerjes sim-kartelë të re me ,,parapagesë” ose ,,postpagesë”, ose bashkëveprimit me e-Qeverinë – tha Çarls Vollton – zëvendëskryetar i ,,MasterCard” për identitet digjital.

Memorandumi nuk nënkupton ekskluzivitetin e MasterCard-it, por përkundrazi, Memorandumi prazanton teknologji të re për t’u bërë të ditur qytetarëve se çka kërkon implementimi i teknologjisë së ngjashme si dhe të lëshuesve të tjerë të çertifikatave elektronike, me qëllim që të përmirësohet kultura digjitale nëpërmjet qytetarëve, institucioneve dhe bizneseve. Me nënshkrimin e këtij Memorandumi shënojmë fillimin e një sërë aktivitetesh të cilat do të duhet të kryhen nga MasterCard-i dhe administrata.

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form