Shpërndaje:

Në Strumicë u mbajt Tribuna e katërt kushtuar digjitalizimit

Strumicë, 10 shkurt 2020

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, vazhdoi me organizimin e ngjarjeve kushtuar digjitalizimit.

Sot, në Strumicë u mbajt seria e katërt e serive të Tribunës publike mbi Digjitalizimin e shërbimeve publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në Tribunë u drejtuan ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, si dhe kryetari i Komunës së Strumicës Kosta Janevski.

Në Tribunë u fol mbi digjitalizimin e vendit si dhe rolin e tijj në profesionalizimin e administratës publike. Theks i veçantë u vendos në Portalin kombëtar të shërbimeve elektronike si platformë elektronike e aksesueshme në: https://uslugi.gov.mk, nëpërmjet së cilit qytetarëve u mundësohet të marrin informacione mbi shërbimet elektronike si dhe t’i shfrytëzojnë e-shërbimet prej organeve kompetente, duke e lehtësuar në mënyrë të konsiderueshme procesin administrativ. 

Gligor Rizov i kompanisë SourceMX, foli rreth digjitalizimit të administratës publike se sa do ta lehtësonte punën e shoqërisë së biznesit, ndërsa në Tribunë u drejtua edhe Mimi Tabanova, kryetare e Shoqatës së demokracisë lokale Qendra e komunitetit.

Në Tribunën e sotme bashkëbiseduesit theksuan se digjitalizimi paraqet domosdoshmëri në kohën e sotme moderne, me çka shkëmbyen dhe përvoja lidhur me këtë çështje dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunim reciprok.

Në suaza të komunës së Strumicës, u hap dhe pulti i regjistrimit, ku qytetarët të cilët nuk do të munden vet të regjistrohen në portalin e e-shërbimeve, këtë do të mund ta bëjnë me ndihmën e personit zyrtar të autorizuar.

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form