Shpërndaje:

Ministri Mançevski dhe zëvendësministrja Shkrielj i prezantuan shërbimet elektronike të Ministrisë së punës dhe politikës sociale

Shkup, 05 mars 2020

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe zëvendësministrja plotësuese e Ministrisë së punës dhe politikës sociale Sanella Shkrielj, në konferencën e sotme për shtyp i prezantuan shërbimet të cilat aktualisht ofrohen në portalin Uslugi.gov.mk.

Zëvendësministrja Shkrielj, iu referua rëndësisë së digjitalizimit gjatë ofrimit të shërbimeve, veçanërisht në institucionin siç është MPPS-ja, e orientuar në shërbim të qytetarëve.

,,Nëse koha është burimi më i kushtueshëm i jetesës bashkëkohore, atëherë kursimi i kohës që merret nëpërmjet shërbimit të portalit të shërbimeve elektronike është po njësoj i vlefshëm. Minimumi i zakonshëm prej dy vajtjeve deri te institucionet dhe disa ditë pritje nevojiteshin për të marrë një dokument të cilin tani mund ta merrni prej në shtëpi. Pasi një herë do të regjistroheni si përdorues në Portal, gjithmonë më tej me vetëm disa klikime do të mund t’i merrni në e-mail dokumentet e nevojshme, të cilat janë po aq të rëndësishme sa dhe dokumentet e marra në sportel. Me këtë tejkalohen të gjitha hapat burokratike, sportelet dhe pritjet në rradhët e gjata. Në Portalin: Uslugi.gov.mk, prej Ministrisë së punës dhe politikës sociale mund të merren 11 vërtetime, ndërsa po punohet dhe në vendosjen e një numri të konsiderueshëm të shërbimeve të tjera nga domeni i MPPS-së, në sferën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, të drejtën e punës, sigurimit pensional dhe invalidor”, deklaroi zëvendësministrja e punës dhe politikës sociale Sanella Shkrielj.

Ministri Mançevski, demonstroi me shembull praktik se si për më pak se 5 minuta, në mënyrë elektronike mund të merret secili nga vërtetimet të cilët MPPS-ja aktualisht i ofron në Portal.

Gjithashtu, ministri Mançevski bëri të ditur se po punohet në lidhjen e të gjitha sistemeve të nevojshme që të sigurohet regjistrimi elektronik i fëmijëve në kopshte, ndërsa prej muajit shtator do të mundësohet dhe regjistrimi elektronik në shkolla.

,,MSHIA-ja, po punon edhe në lidhjen e të gjitha institucioneve ndërmjet tyre, çka do të thotë se qytetarët nuk do të jetë e nevojshme të jenë korrierë të institucioneve dhe të dorëzojnë dokumente prej njërit në institucionin tjetër. Secili institucion, vërtetimet dhe të gjitha dokumentet duhet t’i tërheq vet nga sistemi”, informoi ministri.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form