Shpërndaje:

Reagim ndaj Konferencës së shtypit të Konferedatës së sindikatave të lira

Shkup, 09 mars 2020

Në konferencën e sotme të shtypit të Konfederatës së sindikatave të lira, u paraqitën përsëri akuza, që tregojnë se KSL-ja edhe përkrah përfshirjes së saj përmes takimeve dhe konsultimeve në krijimin e politikave të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, nuk e kupton një pjesë të madhe të proceseve.

Akuzat se fletët e anketimit shfrytëzohen si mekanizëm për presione dhe shantazhe, thënë më thjeshtë janë të palogjikshme, sepse fleta anketuese është mjet anketues i përgjithësimint të kuadrove për administratë publike më efektive dhe më profesionale, dhe nuk janë të lidhura me punësimin në administratën publike. Fleta anketuese nuk është parim i diskrecionit të udhëheqësit dhe ai nuk mundet ta plotësojë siç t’i kujtohet dhe me vetëdëshirë. Në atë proces sigurisht që paraprin zbatimi i analizës funksionale dhe planifikimit vjetor për punësim.

Duke e marrë parasysh periudhën parazgjedhore, të gjitha mundësitë për dënime, transfere, shpërblime... nuk janë aktive, që do të thotë se kjo akuzë për presione dhe kërcënime asesi nuk mund të mbështetet me shembuj të punës së përditshme në institucione.

Për më tepër, flasin për lidhjen e transferit nga sektori publik në atë privat me procedurat e theksuara për shkeljet disciplinore, që janë të ndaluara për këtë periudhë.

Ende nuk ka filluar transferi dhe as procesi konkret i paraparë, ndërsa për pëcaktimin e kushteve dhe mënyrën me të cilën zbatohet  transferi dhe bisedohet me të gjitha palët e prekura, përfshirë edhe sindikatat, për të cilat KSL-ja është në dijeni dhe në rrjedhë të procesit. Bisedat do të vazhdojnë të jenë përfshirëse dhe vendimi do të merret bashkërisht.

Transferi do të jetë një proces ekskluziv i vullnetshëm, asnjë i punësuar nuk do të jetë i detyruar për ta bërë.

Edhe një më shumë nga seritë e absurditeteve, është ajo se KSL-ja, padyshim është sindikati i vetëm kundër rritjes së pagave të të punësuarve në administratën publike, edhe të sektoreve tjera, kështu që po i kritikon edhe marrëveshjet e fundit kolektive të nënshkruara.

Duke e marrë parasysh gjithë këtë, është e qartë se fajësimet e pabazuara dhe të pambështetura me prova dhe shembuj konkret, janë veç se një pjesë e politizimit të procesit nga ana e KSL-së në këtë periudhë parazgjedhore.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form