Shpërndaje:

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës apelon të shfrytëzohet mundësia e marrjes së shërbimeve në mënyrë elektronike

Shkup, 12 mars 2020

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në përputhje me udhëzimet e fundit dhe masat e jashtëzakonshme të Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, apelon deri tek të gjithë qytetarët të cilët në katërmbëdhjetë (14) ditët e ardhshme do të kenë nevojë të marrin shërbime ose ndonjë lloj tjetër të konsultimeve me institucionet shtetërore, këtë ta bëjnë në mënyrë elektronike.

Theksojmë se çertifikatën e librit amë të të lindurve, të kurorëzuarve dhe të vdekurve, krahas asaj që kërkesa mund të parashtrohet në mënyrë elektronike, tani edhe mund të merret në mënyrë elektronike. Kjo mundësohet nëpërmjet Portalit të e-shërbimeve: uslugi.gov.mk, si dhe nëpërmjet portalit të Drejtorisë së udhëheqjes së librave amë.

Gjithashtu, në Portalin e e-shërbimeve: uslugi.gov.mk, aktualisht janë të aksesueshme 128 shërbime, të cilat mund të merren vetëm për disa minuta prej në shtëpinë tuaj. Kjo do të thotë se vërtetimet dhe llojet e ndryshme të dokumenteve prej institucioneve më të vizituara siç janë: Agjencia e punësimit, Ministria e punës dhe politikës sociale, Fondi i sigurimit shëndetësor dhe Fondi i sigurimit pensional, Regjistri qendror i popullsisë… janë të aksesueshëm në mënyrë elektronike.

Mbi procedurën e plotë të lëshimit të dokumenteve, mund të lexohen të gjitha informacionet e nevojshme edhe për 744 shërbime. Nëpërmjet kësaj mënyre, nuk ka arsye pse t’i vizitoni institucionet me praninë tuaj fizike që t’i merrni këto informacione.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form