Shpërndaje:

Lejet në kushte të kufizimit të lëvizjes janë të disponueshme në Portalin e shërbimeve elektronike

Të nderuar,

Prej sot, të gjitha lejet në kushtet e kufizimit të lëvizjes të cilat i lëshon Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës janë të disponueshme në Portalin e shërbimeve elektronike uslugi.gov.mk

Tani kërkesa e lejeve, shumë thjesht dhe vetëm me disa klikime mund të dërgohet në mënyrë elektronike bashkëngjitur me të gjitha dokumentet e nevojshme.

Nëpërmjet Portalit sigurohen lejet për:

•       Përfaqësuesit e institucioneve për të cilët me Vendim të Shtabit të krizave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është përcaktuar se kanë nevojë për të lëvizur gjatë kohës së ndalesës së lëvizjes;

•       Të punësuarit kujdestarë në media të cilët kanë nevojë për të punuar në terren;

•       Të punësuarit në furra të vogla/byrektore (më së shumti deri në 5 të punësuar) me dokument si dëshmi se bëhet fjalë për mikro ndërmarrje;

•       Të punësuarit kujdestarë në ndërmarrjet e shërbimeve të varrimit;

•      Kujdestar i regjistruar i kafshëve në Lidhjen Kennel;

•      Gjahtarë të shoqatave të regjistruara, ndërmarrje publike, parqe nacionale;

•       Kategori të caktuara të bujqve, sipas Vendimit të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave (MBPEU).

Kërkesat në portalin  uslugi.gov.mk i dorëzon udhëheqësi i institucionit ose drejtori.

Kërkesën e lejes për të lëvizur personat të cilët përkujdesen për një person të tretë, e parashtron personi i cili e kryen përkujdesjen.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës nuk lëshon leje për kompanitë private.

Apelojmë që lejet e lëvizjes të shfrytëzohen vetëm për kryerjen e obligimeve të punës për të cilat është e nevojshme dalja prej shtëpisë.

Gjithashtu, ju rikujtojmë se Portali uslugi.gov.mk, aktualisht ofron 129 shërbime të cilat mund të merren vetëm për disa minuta prej në shtëpinë tuaj.

Në këtë mënyrë vërtetojmë edhe një herë se mundësitë të cilat i ofron digjitalizimi, janë shumë të rëndësishme, veçanërisht në situata të jashtëzakonshme dhe vetëm me ndihmën e tyre mund të sigurojmë vijimin e jetës normale.

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form