Shpërndaje:

Prezantohet Aplikaconi StopKorona! Qëllimi kyç është reduktimi i përhapjes së Covid-19 dhe ndihmesë për epidemiologët gjatë detektimit të rasteve të reja potenciale

Shkup, 13 prill 2020

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministria e shëndetësisë, sot e prezantuan Aplikacionin StopKorona!. Bëhet fjalë për Aplikacionin celular të përgatitur sipas praktikave më të mira botërore në përballje me Koronavirusin, i dedikuar për zbulimin e kontaktit të afërt me personat e infektuar potencial. Aplikacioni është donacion nga Nextsense për Ministrinë e Shëndetësisë, i cili ka për qëllim mobilizimin e shoqërisë në veprimin e përbashkët mbi detektimin e përhapjes së Covid-19, si mbështetje e të punësuarve shëndetësor në përballje me krizën.

Siç theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, gjatë përgatitjes së këtij Aplikacioni, më me rëndësi ishte t’u garantojmë siguri dhe mbrojtje të dhënave, të jetë i thjeshtë për t’u përdorur dhe Aplikacioni t’u ndihmojë epidemiologëve në procesin e anketimit të personave të cilët janë pozitiv me Covid-19.

,,Me përgjegjësi, vërtetojmë se Aplikacioni garanton mbrojtje të plotë të privatësisë. Ai në asnjë rast NUK i ndjek kontaktet, nuk i shfrytëzon lokacionet, as emrat dhe mbiemrat e personave të cilët e përdorin Aplikacionin. Funksionon me kode të anonimizuara (shifra) të cilat nuk gjenerohen për secilin apilikacion me aktivizimin e tij. Të dhënën e vetme të cilën e kërkon Aplikacioni është numri i telefonit celular të përdoruesit. Përdoruesi duhet me vetëdëshirë ta shënon numrin e tij të telefonit celular për ta aktivizuar Aplikacionin (e vërteton numrin e tij duke shënuar Kodin të cilin e pranon nëpërmjet SMS porosisë në po atë numër). Kjo e dhënë evidentohet në server të sigurtë të Ministrisë së shëndetësisë. Asnjë përdorues tjetër nuk ka qasje në numrat e telefonëve celular dhe askund nuk ruhen të dhëna për poseduesin e numrit. Gjithashtu, funksionon në bazë të vetëdëshirës, përkatësisht vetëm në rastet kur përdoruesi i Aplikacionit do të merr rezultat se është pozitiv me Covid-19, mundet me vetë dëshirë t’i dërgon të dhënat prej Aplikacinit të tij në Ministrinë e shëndetësisë”, informoi ministri Mançevski.

Gjithashtu, për të qenë të sigurtë qytetarët se mund t’i besojnë Aplikacionit, në ditët në vijim një grup i ekspertëve të kësaj sfere do të kenë qasje në sors kodin e Aplikacionit, me çka do të paraqesin dhe qëndrimet e tyre mbi mënyrën se si funksionon StopKorona!.

Ministri i shëndetësisë Doc.Dr.Venko Filipçe, shprehu falënderim ndaj ministrit Mançevski dhe grupit të tij si dhe ndaj kompanisë Nextsense të cilët në mënyrë intensive në periudhën e kaluar punuan në përgatitjen e këtij Aplikacioni.

,,Aplikacioni në mënyrë të konsiderueshme do ta lehtësojë punën e epidemiologëve në përcaktimin e kontakteve primare, përkatësisht sekondare të personave të infektuar. Ne jemi në fazë në të cilën e presim pikun e numrit të të infektuarve, fazë në të cilën akoma identifikojmë persona të infektuar dhe të gjitha kontaktet e tyre primare i vendosim në vetë-izolim. Kjo është një nga mënyrat e parandalimit të përhapjes së infeksionit, ndërsa ky Aplikacion në mënyrë të konsiderueshme do ta lehtësojë punën e epidemiologëve, për arsye se në këtë mënyrë do ta zëvendësojë punën e pyetësorit sipas së cilit punojnë dhe me këtë metodë shumë lehtë do të arrihet deri te kontaktet primare”, theksoi ministri Filipçe.

Drejtori i Nextsense, Vasko Kronevski informoi mbi procesin e përgatitjes së këtij Aplikacioni.

,,Në shenjë të mbështetjes së shoqëisë dhe të përpjekjeve që Ministria e shëndetësisë, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Adinistratës dhe Qeveria e bëjnë për parandalimin e gjendjes së jshtëzakonshme, me entuziazëm të madh, veçanërisht në një periudhë të shkurtër e menduam dhe realizuam Aplikacionin celular StopKorona!, përgatitëm web-faqe për të informuar opinionin dhe sistemin e nëpunësve shëndetësor për parandalimin e zinxhirit nëpërmjet identifikimit të shpejtë të personave të infektuar potencial. StopKorona! është aplikacion celular i përgatitur sipas praktikave më të mira në përballjen me Koronavirusin, duke mbajtur llogari për mbrojtjen e plotë të privatësisë së përdoruesve të Aplikacionit”, theksoi Kronevski.

Aplikacioni prej sot është i dispouneshëm për të gjithë aplikacionet celulare për iOS dhe Android.

Në vetëm një ditë, Aplikacionin e instaluan më shumë se 5.000 qytetarë.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form