Shpërndaje:

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës siguron leje të fundjavës për Shoqatat e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve

Shkup, 15 prill 2020

Në takimin e sotëm të Shtabit të krizave, u miratua Vendimi se gjatë kësaj fundjave, aktivistët të cilët janë pjesë e shoqatave të regjistruara të kafshëve endacakë, në kushtet e lëvizjes së kufizuar, do të marrin leje dy orë në ditë që të munden t’i ushqejnë dhe të përkujdesen për kafshët endacakë.

Për këtë qëllim, secila shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, deri më datë 16 prill (e premte), më së voni deri në ora 12:00, formularin e plotësuar për më së shumti deri në pesë persona të shoqatës, duhet të dorëzojë pranë Qytetit të Shkupit, ndërsa shoqatat e regjistruara në qytetet e tjera, formularin e plotësuar duhet ta dorëzojnë pranë Shtabeve komunale të krizave.

Të gjithë fomularët e arritur në Qytetin e Shkupit dhe në Shtabet komunale të krizave do të dorëzohen në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, prej ku kërkesat për marrjen e lejes do të procesohen dhe do të dërgohen në adresat e-maileve të secilit parashtrues individualisht. Lejet do të jenë të vlefshme për datat 18-të, 19-të dhe 20-të prill.

Procedura do të përsëritet për secilën fundjavë deri sa do të zgjasë gjendja e jashtëzakonshme. Kjo do të thotë se secilën ditë të premte deri në ora 12:00, shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve duhet të dorëzojnë formularin e plotësuar te Qyteti i Shkupit ose pranë Shtabeve komunale të krizave.

Në shtojcë FORMULARI.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form