Shpërndaje:

Ministri Mançevski pjesë e Seancës konstituive të Këshillit për koordinimin dhe ndjekjen e procesit të Partneritetit të hapur qeveritar

Shkup, 06 maj 2020

Sot u mbajt seanca konstituive e Këshillit për koordinimin dhe ndjekjen e procesit të Partneritetit të hapur qeveritar – PHQ dhe Planit aksional nacional të PHQ 2018 – 2020. Në seancë u drejtua ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, duke iu referuar përpjekjeve të Qeverisë mbi partneritetin e hapur, gjithëpërfshirjen dhe transparencën.

Ashtu siç theksoi ministri Mançevski, periudha e kaluar ishte suksesi i arritur mbi zgjerimin e kësaj iniciative edhe në suaza të Kuvendit. Ky sukses pritet të jetë i plotësuar gjatë periudhës në vijim me inkuadrimin e gjyqësorit në këtë iniciativë të rëndësishme për Gjyqësi të hapur me Planin e ri aksional për dy vitet në vijim. Shpresojmë se do të kemi sukses që të mund të themi se këtë iniciativë do të mund ta njohim si Partneritet për pushtet të hapur.

,,Duke folur mbi temën e gjyqësorit, nuk mund të mos flasim edhe për sfidat. Pushteti gjyqësor me veprimet e tij deri më tani nuk jepte sinjale pozitive se ka vullnet që në mënyrë të konsiderueshme të rrisë transparencën gjatë punës së tij. Ngjashëm, me përjashtime të shumta mund të konstatohet edhe për pushtetin lokal. Diku punohet për mospasjen e ndërgjegjësmit dhe informacioneve të mjaftueshme, ndërsa diku punohet për mospasjen e vullnetit. Si përfaqësues i pushtetit qendror, duhet të them se mendimi im është se këto sfida qytetarët i përshkruajnë si problem se nuk ka pasur vullnet nga ana e Qeverisë, ndërsa kjo nuk është ashtu. Duke pasur parasysh ndarjen e pushtetit në qendror, lokal dhe gjyqësor, kjo me të vërtetë është sfidë dhe do të duhet në mënyrë aktive të punohet në këto sektorë”, theksoi ministri Mançevski.

Ministri Mançevski iu referua edhe ndryshimeve të cilat janë të pashmangshme si përgjigje ndaj luftës me Covid-19.

,,Sfidë e re dhe e papritur është lufta me shëndetin, përkatësisht lufta me Covid-19. Sado që të përdorim zgjidhjet teknologjike dhe përpiqemi që proceset të mos ngecin, duhet të përgatitemi edhe mbi mënyrën e re të funksionimit. Përsëri aludoj në teknologjitë e reja, të cilat na ofrojnë mundësi të pakufizuara. Por, përsëri do të theksoj se do të duhet të dalim nga normaliteti i tanishëm, duhet të jemi të hapur për ndryshime, duhet ta pranojmë se punët ndoshta asnjëherë nuk do të jenë më si më parë. Përparësia jonë është se jemi vend i vogël, kështu që mendoj se lehtë mund të rikuperohemi”, përmbylli fjalimin e tij ministri Mançevski.

Këshilli për koordinim dhe ndjekje do të ketë rol të rëndësishëm. Do të ketë për qëllim që në mënyrë të strukturuar ta maksimizojë pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë qytetare, duke i përfshirë partnerët relevantë në diskutim dhe mundësinë për t’u dëgjuar zëri i të gjithëve.

Seancën e moderoi drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, ndërsa paraqiti këndvështrimin e saj edhe Sandra Pernar e zyrës së PHQ-së.

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form