Shpërndaje:

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës: S’ka presione ndaj administratës, të punësuarit marrin të ardhurat e njëjta si еdhe para gjendjes së jashtëzakonshme

Shkup, 13 maj 2020

Kumtesa e sotme e Konfederatës së sindikatave të lira – KSL, i referohej disa temave lidhur me të punësuarit e administratës publike, të cilat nuk janë të vërteta.

Keqinformimi i parë është pohimi pa pasur shembuj konkret, prova për raportime dhe ankesa të parashtruara mbi presionet në administratën publike. Të punësuarit në administratën publike, përfundimisht në tre vitet e fundit, kryejnë detyra pune të cilat janë pjesë e përshkrimit të vendit të tyre të punës dhe jo për interesa të dikujt tjetër.

Konfederata e sindikatave të lira, pohon më tej se administratа publike vjen në punë si para fillimit të krizës së shkaktuar nga Covid-19. Kjo gjithashtu nuk është e vërtetë. Të punësuarit e administratës publike punojnë prej në shtëpi tani më dy muaj, në përputhje me rekomandimet për përballjen me Koronavirusin.

E treta, Konfederata e sindikatave të lira, akuzon mbi uljen e pagave të administratës publike. Ky është edhe një keqinformim. Pagat e administratës publike janë të pandryshuara që prej para fillimit të krizës. Përveçse, me dekretin me fuqi ligjore, Qeveria vendosi që personat e zgjedhur apo të emëruar të marrin pagë minimale në shenjë solidariteti. Pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, një pjesë prej tyre vendosën që pagën ta dhurojnë në fondin e dedikuar për përballjen me Covid-19.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, apelon deri te Konfederata e sindikatave të lira që të ndalojë përhapjen e keqinformimit, veçanërisht tani në këtë kohë të jashtëzakonshme. Në atë mënyrë nuk i ndihmojmë askujt dhe jo më të punësuarve në administratën publike.

Мnistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form