Shpërndaje:

Njoftim për dorëzimin e Planit vjetor të trajnimit të nëpunësve administrativë për vitin 2020-të

Shkup, 12 dhjetor 2019

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), rikujton detyrimin ligjor të nenit 58 paragrafi (1) të Ligjit për Nëpunësit Administrativë ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 27/2014, 199/2014, 48/2015, 154/2015, 5/2016, 142/2016 dhe 11/2018), për miratimin e Planit vjetor për trajnimin e nëpunësve administrativë nga organet dhe institucionet të nenit (3) paragrafi (1) të të njëjtit ligj dhe me mendimin e marrë paraprakisht nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Me këtë qëllim, në përputhje me kompetencat ligjore, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës miratoi Planin vjetor për trajnime gjenerike të nëpunësve administrativë për vitin 2020-të, i disponueshëm në web-adresën:  http://www.mioa.gov.mk/sites/default/files/pbl_files/documents/training/gpgo2020.pdf dhe Planin vjetor për trajnimin e udhëheqjes administrative për vitin 2020-të, i disponueshëm në web-adresën: http://www.mioa.gov.mk/sites/default/files/pbl_files/documents/training/gpadup2020.pdf .

Njëkohësisht, theksojmë se afati ligjor i përgatitjes së planeve individuale për aftësim profesional, i përcaktuar në nenin (2), paragrafi (1) të ,,Rregullores së mënyrës së kryerjes së intervistës gjysmë-vjetore, formës dhe përmbajtjes së raportit gjysmë-vjetor, kriteret më të afërta mbi mënyrën e vlerësimit të nëpunësit administrativ, kriteret mbi vlerësimin më të afërt të nëpunësit administrativ në institucionet me më pak se 20 nëpunës administrativë, forma dhe përmbajtja e formularëve të vlerësimit, forma dhe përmbajtja e raportit me renditjen e vlerësimeve vjetore, si dhe përmbajtjen e raporteve dhe vlerësimeve dhe mënyrën e vlerësimit të nëpunësve administrativë në rrethana të tjera" (,,Gazeta zyrtare e RMV-së" nr. 63/2018), i disponueshëm në web-adresën:  http://www.mioa.gov.mk/sites/default/files/pbl_files/documents/legislation/pravilnik_za_nacinot_na_sproveduvanje_na_polugovishno_intervju_as.pdf, sipas së cilit ,,Nga ana e drejtpërdrejtë e eprorit nëpunës shtetëror, përkatësisht udhëheqësi nëpunës shtetëror, përkatësisht sekretari ose personi udhëheqës i institucionit në të cilin nuk emërohet sekretar, në rastet kur nëpunësi administrativ nuk ka epror nëpunës shtetëror (në tekstin në vijim: eprori) në periudhën prej më datë 01 deri më 15 dhjetor, përcaktohen qëllimet dhe detyrat e punës për vitin e ardhshëm, si dhe planet individuale për aftësim profesional për të gjithë nëpunësit administrativë me të cilët udhëheq."

Duke pasur parasysh atë që u theksua më lart dhe për të marrë mendim nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në afatet e përcaktuara ligjore, organet, institucionet dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe Qyteti i Shkupit, pranë Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës duhet t’i dorëzojnë për mendim planet e tyre vjetore të nëpunësve administrativë për vitin 2020-të, më së voni deri më datë 27.12. 2019-të, në formë të printuar dhe në mënyrë elektronike.

Gjatë përgatitjes së Projekt – Planeve vjetore për trajnimin e nëpunësve administrativë për vitin 2020-të, ju lutemi t’i respektoni dispozitat e ,,Rregullores së përmbajtjes dhe formës së planit vjetor për trajnimin e nëpunësve administrativë dhe Raportin për realizimin e tij”, (,,Gazeta zyrtare e RMV-së”, nr. 142/2014, i disponueshëm në web-adresën:  http://www.mioa.gov.mk/sites/default/files/pbl_files/documents/legislation/pravilnik_za_godisen_plan_za_obuki_sl142_26092014.pdf dhe Propozim – Planet vjetore për trajnimin e nëpunësve administrativ për vitin 2020-të, pranë Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës t’i dorëzoni në formë të shkruar dhe në mënyrë elektronike në adresën: obuki@mioa.gov.mk , me çka forma e skenuar të jetë e hapur për përpunim (ju lutemi të mos dërgoni dokumente të skenuara ose në PDF).

Me qëllim të formës së unifikuar të përmbajtjes së Propozim – Planeve vjetore për trajnimin e nëpunësve administrativë për vitin 2020-të, ju lutemi të ndiqni formularin të cilin e keni në shtojcë.

Veçojmë se të gjitha Propozim – Planet vjetore për trajnimin e nëpunësve administrativë për vitin 2020-të, të cilat janë dorëzuar ose do të dorëzohen para ose pas afateve të përcaktuara ligjore, nuk do të jenë lëndë e shqyrtimit nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Formulari për përgatitjen e PVT 2020 – linku për shkarkimin e modelit 

 

Мinistria e Shoqërisë nformatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form