Punëtoria për punimin e Startegjisë nacionale për të dhënat e hapura

Shkup, 26 dhjetor 2017

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë organizoi puntorinë për grupin punues për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për të dhëna të hapura. Qellimi i punëtorisë është përmirësimi i transparencës dhe llogardhënies e institucioneve shtetërore përmes përmiresimit të politikave për të dhëna të hapura.

Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Qendrën për menaxhim të ndryshimeve në kuadër të projektit “Mbështetje të procesit të reformave në administratën publike” e financuar nga ambasada e Britanisë.

Punëtoria për punimin e Startegjisë nacionale për të dhënat e hapura

Në grupin e punës morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të sektorit joqeveritar, privat dhe akademik, poashtu kishte të angazhuar edhe ekspertë lokal. Në procesin e përgatitjes së strategjisë për të dhëna të hapura ishte i përfshirë edhe eksperti i njohur nderkombëtarisht nga Birtania e Madhe z. Endru Stot, si njeri prej pionierëve në fushën e të dhënave të hapura. 

Në punëtori fokusi kryesorë ishin aspektet e ndryshme të dokumentit strategjik, siç janë vizioni i strategjisë, qëllimet kryesore, problemet në fushën e të dhënave të hapura si dhe masat dhe aktivitet te cilat duhen të zbatohen.

Seminar për punimin e Startegjisë Kombëtare për të dhënat e hapura

Startegjia duhet të përcaktojë drejtimin themelor strategjik për zhvillimin e mjedisit për të dhëna të hapura, duke përfshirë edhe procesin e identifikimit të të dhënave në kuadër të institucioneve. Bazë për këtë janë kriteriumet për selektim të të dhënave dhe informacioneve të cilat mund të publikohen në një format të hapur, procesi i digjitalizimit të të dhënave të letrës, përmirësimi i portalit qendror të qeverisë për të dhëna të hapura, avancimi i procesit të publikimeve të të dhënave në portalin qendror nga ana e institucioneve shtetërore, nxitja e përdorimit të të dhënave qeveritare në një shkallë më të lartë.

 

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë