Të dhënat e hapura

Nëpërmjet portalit të të dhënave të hapura, duam ta përmirësojmë ofrimin e shërbimeve dhe efikasitetin e sektorit publik. Gjithashtu, Portali mundëson që të rrisë pjesëmarrjen e qytetarëve gjatë krijimit të politikave dhe gjatë analizës së rezultateve të ofruara. Pra, nëpërmjet portalit të të dhënave të hapura ne sjellim transparencën dhe hapjen e institucioneve në një nivel më të lartë. Hapja e të dhënave drejtpërsëdrejti dhe në mënyrë pozitive do të ndihmojë edhe në përpjekjet për luftën kundër korrupsionit. Me pak inovacion, të dhënat e hapura japin mundësi për hapjen e bizneseve të reja. Linku i portalit: https://data.gov.mk/

 

Të dhënat e hapura dhe gazetaria hulumtuese janë në korrelacion të vazhdueshëm. Të dhënat e hapura janë bazë për histori cilësore, ndërsa gazetarët janë mekanizmi bazë ndaj institucioneve që t’i hapin të dhënat.