Njoftim dhe formular për leje të lëvizjes gjatë kohë së orës policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00 të ditës së nesërme

Shkup, 10 mars 2021

Njoftim dhe formular për leje të lëvizjes gajtë kohës së orës policore nga ora 22.00 deri në orën 05.00 të ditës së nesërme, prej më datë 10 deri më 22 mars 2021. Në seancën e djeshme, Qeveria miratoi vendimin i cili kufizon lëvizjen në periudhën nga ora 22.00 – 05.00, prej më datë 10 deri më 22 mars 2021.

Kompanitë të cilat punojnë me turne do të mund t'u lëshojnë leje për lëvizje të punësuarve të tyre.

Formulari për leje të lëvizjes gjatë kohës së orës policore

Leja për lëvizje të të punësuarit në kushte të orëve të kufizuara të lëvizjes do të vlejë vetëm për personat për të cilët është aplikuar, nga ana e kompanive të cilat janë të regjistruara për punë në turne. Kapacitetet prodhuese dhe kompanitë e tjera të cilat punojnë me turne në kohën e ndalesës së lëvizjes, është e nevojshme të plotësojnë formularin në memorandumin e tyre, të nënshkruar dhe të vërtetuar nga personi përgjegjës në personin juridik.

Punëdhënësit të cilët kanë të punësuar në turnin e natës dhe janë të regjistruar për këtë, janë të detyruar të lajmërojnë Inspektoratin shtetëror për punë, në kushte të punës gajtë kohës së orës policore, Ministrinë për punë të brendshme dhe të njëjtin ta dërgojnë në info_zpvrsm@gs.gov.mk.

https://www.vicepremier-ekonomija.gov.mk/?q=en/node/1170

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës