Njoftimi i lejeve për lëvizje të ndërmarrjeve të cilat janë të regjistruara për punë me 3 turne

Shkup, 10 mars 2021

Të nderuar qytetarë, secili prej jush, i cili ka pranuar një leje për lëvizje nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, ju njoftojmë se të njëjtat leje do të jenë të vlefshme edhe gjatë kësaj periudhe deri sa vlen ndalesa e lëvizjes të lirë.

Mjafton që tek adresa juaj elektronike, nga e cila keni aplikuar më parë për leje të lëvizjes, të kërkoni dërguesin notification@mioa.gov.mk dhe do të gjeni lejen  e lëshuar nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës