FTESË DREJTUAR MEDIAVE
Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Admirim Aliti, nesër më datë 23 shkurt 2022 (e mërkurë), do të drejtohet në konferencën e nivelit të lartë, për të promovuar Planin Nacional Aksional mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023 dhe shënimin e dhjetëvjetorit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur në Maqedoninë e Veriut.
Konferenca realizohet nën organizimin e MSHIA-së, të Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, të Qendrës për Komunikime Qytetare dhe të Shoqatës për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Femrave, të cilët në partneritet e implementojnë Projektin ,,Mbështetja e Procesit mbi Implementimin dhe Monitorimin e Planit Nacional Aksional mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023”.
Eventi, do të mbahet në Hotelin ,,Aleksandar Palace” – Shkup, me fillim në ora 11:00.