Interoperabiliteti 2.0

Ndërlidhja dhe përdorimi i regjistrave dhe të dhënat themelore ndërmjet organeve shtetërore dhe institucioneve - Interoperabilitet

Projekti Interoperabiliteti 2.0 mundëson shkëmbimin e të dhënave në mes të IT sitemeve në institucionet shtetërore. Qëllimi i projektit ishte rritja e numrit të institucioneve të cilat janë pjesë e platformës për interoperabilitet, t'i përmirësojë shërbimet aktuale për shkëmbimin e të dhënave në mes të institucioneve dhe të zhvillohen shërbime të reja për shkëmbimin e të dhënave në mes të institucioneve. Rrjedhja e pandalur e informacioneve përmes platformës për interoperabilitet e zvogëlon kohën e nevojshme për transferim të informacioneve ndërmjet institucioneve shtetërore me të cilët to të lëhtësohet rrjedhja e informacioneve elektronike të cilat janë të nevojshme për të ofruar shërbime publike të nevojshme për qytetarët dhe bizneset.

Platforma për interoperabilitet është e ndërtuar në bazë të standardeve dhe drejtimeve të definuara në kronizën kombëtare për interoperabilitet (KKI) e cila është në pajtim të plotë me kornizën evropiane për interoperabilitet (EIF 2.0)
 

 

Për momentin në platformën e interoperabiliteti  janë të përfshira 27 institucione:

  1. Ministria e Punëve të Brendshme;
  2. Regjistri Qendror I Republikës së Maqedonisë;
  3. Ministria e Financave – Drejtoria e të Ardhura Publike;
  4. Agjencioni për Kadastër të Patundshmerive;
  5. Ministria e Bujqesisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave;
  6. Agjencioni për Punësim të Republikës së Maqedonisë;
  7. Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republiksë së Maqedonisë;
  8. Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor;
  9. Ministria për Transport dhe Lidhje;
  10. Ministria e Drejtësisë – Drejtoria për udhëheqjen e librave amë;
  11. Ministria e Ekonomisë;
  12. Ministria e Mjedistit Jetësor dhe Planit Hapsinorë;
  13. Ministria e Financave – Drejtoria për çështje pronësore-juridike;
  14. Qyteti i Shkupit;
  15. Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
  16. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale;
  17. Gjykata Themelor Shkup 2;
  18. Gjykata Administrative;
  19. Ministria e Punëve të Jashtme;
  20. Gjykata Themelore Shkup 1;
  21. Enti Shtetëror për Statistika;
  22. Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë;
  23. Rrjeti i Akedemisë Hulumtuese të Maqedonisë;
  24. Ministria e Financave – Drejtoria Doganore;
  25. Komision Shtetëror i Zgjedhjeve;
  26. Komisioni Shtetëror për ndaljen e korrupsionit;
  27. Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë.
     

Momenatalisht institucionet kanë në dispozicion 103 web shërbime për shkëmbim të të dhënave.

 

Projekti përfshiu:

Zhvillim të ri modern të sistemit qendror ndërmjetësues (servis të magjistrales) për shkëmbim të të dhënave reciproke;
Web shërbime të zhvilluara në institucione;
Analiza të rezultateve të marra për nevojat e përmirësimit të mëtejshëm dhe zgjerimin e zgjidhjes.
 

Dobi e përgjithshme:

Platforma përfaqëson infrastrukturë themelore për digjitalizim të mëtejshme dhe zhvillim të e-shërbimeve të cilat shteti i ofron për qytetarët dhe bizneset;
Shkëmbim elektronik, të standradizuar dhe të sigurt për shkëmbim të dokumenteve dhe të dhënave në mes institucioneve shtetërore;
Komunikim të shpejtë dhe efikas në mes të institucioneve prejt të cilës rritet efikasiteti për zbatimin e procedurave;
Rritje të efikasitetit dhe efektiviteti të punës në organet e administratës shtetërore;
Rritje të cilësisë të shërbimeve elektronike shtetërore;
Kohë të reduktuar për marrjen e shërbimeve.


Plane të ardhshme:

Rritja e numrit të institucioneve dhe të numrit të web shërbimeve për shkëmbim të të dhenave do të jetë qëllimi kryesor për Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe to të jetë proces i vazhdueshëm edhe në vitet vijuese. Gjithashtu, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë do ta vazhdojë me kontinuitet përpjekjen e saj për institucioionet  që ta përdorin platformën për interoperabilitet më një përmas me të madhe, gjithkund ku ështe teknikisht dhe ligjërisht e mundshme.