REGJISTRI I VETËM KOMBËTARË ELEKTRONIK I RREGULLAVE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Regjistri i Vetëm Nacional Elektronik –ENER është një sistem elektronik që pervëç rregulave aktuale në Republlikën e Maqedonisë, përmban edhe Njoftimet për fillimin dhe mbarimin e përgatitjes së propozim-ligjit, raporte të VNR-së, propozim ligjet e ministrive në periudhën e përgatitjes fillestare , tekste të konsoliduara të ligjeve, planet vjetore për zbatimin e VNR-së në ministritë, dokumente relevante të nxjerrura nga analizat e kryeara nga ministrite, si dhe komentet, qëndrimet dhe mendimet e palëve të interesuara në vendimet e propozim-ligjeve konkrete.
ENER-I shërben si mjet kryesisht i vendosur për informim elektronik të qytetarëve të RM-së, si dhe informimin e përfaqesuesve të organizatave joqeveritare, dhomave tregtare, personave juridik, përfaqësuesve të qeverisë si dhe njësive të ministrive.
Gjatë procesit për Vlerësim të Ndikimit të Rregullores, (Regulatory Impact Assessment - RIA) me të cilin nënkuptohet implementimi i konsultimeve publike të duhura dhe të koordinuara në kohë, në ENER nëpërmjet të propozimeve, mendimeve dhe shënimeve mund të përfshihen palët e interesuara në krijimin e rregulloreve. Në atë mënyrë do të arrihet parashikueshmëria më e madhe e të njejtit, dhe sigurisht transparenca e procesit të përgjithshëm.
Regjistri i Vetëm Nacional Elektronik i rregullave - ENER është një sistem elektronik i cili përmban rregullat aktuale, propozim-ligjet të ministrive në fazën fillestare të përgatitjes, si dhe raporte të kryera të vlersimit të ndikimit të rregullores.
Te faqja kryersore këtij projekti >>