INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK
Informacione me karakter publik
Ligji për Qasje të Lirë në Informacionet me Karakter Publik, mundëson qasje në informacionet me karakter publik, të cilat i ka kjriuar ose me të cilat disponon Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës.
Parashtruesi, qasjen në informacione mund ta kërkojë gojarisht, me shkrim ose në shkresë elektronike, me çka kërkesa e parashtruar në formë elektronike konsiderohet si kërkesë e dërguar me shkrim.
Kërkesa me Shkrim mund të parashtrohet në Ministri, drejtpërsëdrejti në arkiv; nëpërmjet postës në adresën e Ministrisë (Bul.,,Shën Kirili dhe Metodi”, nr.54, Shkup), si dhe të dërgohet në formë elektronike (nëpërmjet e-mailit: mirsada.sabani@mioa.gov.mk).
Kërkesa për qasje në informacione me karakter publik mund të parashtrohet në Formularin e përcaktuar të Kërkesës (të dhënë më poshtë) ose në fletë të tjeshtë, por në të Parashtruesi është i obliguar të shënojë se konkretisht bëhet fjalë për Kërkesë me bazë të Ligjit për Qasje në Informacionet me Karakter Publik. Parashtruesi nuk është i obliguar ta arsyetojë kërkesën.
Në rast kur kërkesa është e parashtruar nga ana e përfaqësuesit të autorizuar, ndaj kërkesës duhet të bashkëngjitet autorizim i rregullt.
Kur parashtruesi kërkon qasje në informacione me kërkesë gojarisht, personi zyrtar përpilon procesverbal për këtë.
Parashtruesi i Kërkesës mund të informohet për të gjitha pyetjet me interes lidhur me realizimin e së drejtës së Qasjes së Lirë në Informacionet me Karakter Publik, tek personi zyrtar: Mirsada Shabani, telefoni për kontakt: +389(0)2 3200-929
dhe е-mail: mirsada.sabani@mioa.gov.mk
- Plani Strategjik i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës
- Buxheti i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës
- Raporte financiare të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës
- Raporte të revizionit
- Plani i prokurimeve publike
- Rregullorja e organizimit të brendshëm
- Organogrami i organizimit të brendshëm
- Rregullorja e sistematizimit të vendeve të punës
- Lista e personave të punësuar në institucion, pozita e punës, e-maili zyrtar dhe numri i telefonit zyrtar
- Tekste të konsoliduara të akteve ligjore dhe nënligjore
- Formularë të cilët i shfrytëzojnë qytetarët gjatë dorëzimit të parashtresave deri tek ministritë mbi realizimin e të drejtave të tyre, në veçanti formularë të kërkesave të qytetarëve për lëshimin e akteve reale për ministritë të cilat i lëshojnë ato
- Tarifa për kompensimin e lëshimit të akteve reale
- Lista e informacioneve me karakter publik
- Kontakti i personit përgjegjës për informacione me karakter publik
- Strategjia e komunikimit
- Rregullorja e mbrojtjes së paraqitjes së brendshme
- Kontakti i personit të autorizuar për mbrojtje të paraqitjes së brendshme
- Emri dhe mbiemri i zyrtarit për mbrojtje të të dhënave personale, pozita në institucion, e-maili dhe numri i telefonit zyrtar
- Numri i kontaktit dhe e-maili nga ministria për çështje të përgjithshme
- Lista e regjistrave aktiv
- Biografia e Ministrit, Zëvendësministrit dhe Sekretarit Shtetëror
-Këshilltarë të posaçëm
- Lajmërim për ngjarje mujore ose kalendari online