U Formua Këshilli për Reforma në Administratën Publike
21 dhjetor 2017, Shkup
Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, u formua Këshilli për reforma në administratën publike, e cila do ta ndjek realizimin e Strategjisë për Reforma në Administratën Publike si pjesë e planit 3-6-9.
Kryetari i Këshillit do te jetë kryeministri Zoran Zaev, kurse anëtarët janë Bujar Osmani, zëvendsëskryetar i Qeverisë përgjesjës për çështje evropiane, Hazbi Lika, zëvendëskryetar i Qeverisë përgjegjës për zbatimin e Marrveshjes së Ohrit dhe sistemit politik, Damjan Mançevski, ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Dragan Tevdovski, Ministri i Financave, Bilen Saliji, ministri i Drejtësisë, Milla Carovska, Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Suhejl Fazliu, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Robert Popovski, ministri përgjegjës për Komunikim, Llogaridhënie dhe Transparencë, Dragi Rashkovski, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë, Spase Gligorov, drejtor i Agjencionit për Administratë, Petre Shilegov, Kryetar i BNJVL-së dhe Lila Pejçinovksa Milladinovska, sekretare e Sekretarijatit për Legjistlaturë.
Qëllimi i Strategjisë, siç u pajtua Këshilli për reforma në administratën publike është një administratë publike efikase, produktive dhe profesionale.
"Ta nxisim motivimin dhe përkushtimin, përmes respektimit të profesionalizmit, përmes avancimit në karrierë dhe shpërblimeve, përmes produktivitetit dhe efikasitetit të administratës publike, me qëllim të shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve të Maqedonisë”, porosity kryetari i Qeverisë Zoran Zaev.
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë,Damjan Mançevski, tha se Strategjia për reforma në administratën publike është në dispozicion në web faqen e Ministrisë, e hapur për publikun, dhe në të janë të futur sugjerime dhe vërejtje. Ministri Mançevski tha se dokumenti të dërgon drejt efikasitetit, profesionalizmti dhe përkushtimit në administratën publike. Ai shpjegoi dinamikën me të cilën pritet të jetë e miratuar kjo Strategjisi pjesë e Planit reformator 3-6-9.
Në takim u bë marrëveshja për mënyrën e punës së Këshillit e cila do ta ndjek realizimin e kësaj reforme të rëndësishme, në pajtim me udhëzimet e KE-së.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Admnistratë