Mançevski: I përfshijmë të gjitha palët e interesuara në hartimin e politikave në Qeveri
15 dhjetor 2017, Pariz
Minitri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, iu drejtua konferencës ministrore SIGMA me titull “Menaxhim i mire publik i punës, shërbim për qytetarët dhe bizneseve”, e cila u mbajt me 13 dhe 14 dhjetor në Pariz, Francë.
Ministri Mançevski ishte pjesë e diskutimit të panelit të dedikuar në përfshirjen e qytetarëve në hartimin e reformave qeveritare. Pikat fillestare të diskutimt ishin valët e reja të lëvizjeve shoqërore dhe mobilizimi qytetar i mbështetur nga mundësitë të ciilat i ofrojnë teknologjitë e reja.
“Qeveria dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë vazhdimisht punojnë në përfshirjen e organizatave qytetarë në hartimin e politikave. Përpjekjet tona janë të përfshira në Programin e Qeverisë dhe Planin 3-6-9. Debatet publike herën e kaluar ishin të hapura për pjesën më të madhe për çështjet dhe reformat të cilat i zbatojmë”, theksoi ministri Mançevski, duke iu referuar përpjekjeve të Qeverisë në pjesën e sinqeritetit ndaj qytetarëve.
“Qeveritë e shekullit 21, janë diçka krejtësisht më të ndryshme nga ato të shekullit të mëparshëm. Qeveritë sot, ndryshe nga më pare, kanë për detyre t’i informojnë qytetarët se kanë një problem të caktuar, dhe ti ftojnë që të diskutojnë së bashku për tejkalimin e problemit, se bashku të përgatisin një zgjidhje. Në këto kohë moderne dhe me mbështetjen e IKT-së, ne shumë lehtë mund t’a arrijme atë. Interneti është mjet e cila mund të përdoret në drejtim të rëalizimit të demokracisë direkte”, potencoi Mançevski, duke folur për mundësitë se si teknologjitë e reja mund të përdoren në drejtim të sigurimit të përfshirjes së qytetarëve në marrjen e vendimeve..
Konferenca u organizua nga ana e OECD dhe Bashkimit Evropian me rastin e 25 vjetorit të formimit të SIGMA-s.
Мinitria për Shoqëri Informatike dhe Administratë