Takim pune mes ministrit Mançevski dhe zëvendëskryeministrës së Shqipërisë, Senida Mesi

14 dhjetor 2017, Pariz

Në kuadër të vizitës për punë të ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, në Pariz realizoi takim bilateral me zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë, Senida Mesi.

Në takim u hapën çështjet në lidhje me reformat në administratën publike për të cilën aktualisht po punohet në të dyja shtetet. Në mbledhje u shkëmbyen përvojat, dhe ishte e konkluduar se, edhe Maqedonia edhe Shqipëria kanë të njejtin qëllim, e cila është administrata kompetente që do të sigurojë shërbime më efikase, të shpejta dhe më të lira për qytetarët dhe sektorin afarist. Këtu u vendos edhe nevoja për rritje të transparencës në punën e administratës e cila do të kontribojë në uljen e korrupsionit.

Takim pune mes ministrit Mançevski dhe zëvendëskryeministrës së Shqipërisë, Senida Mesi

Ministri Mançevski e nisi iniciativën për uljen e shpenzimeve për "roaming" në mes dy shteteve, si dhe përfshirjen e Shqipërisë në marrëveshjen rajonale për uljen e çmimeve për "roaming" në mes Maqedonisë, Sërbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Në këtët pjesë ekziston mundësia për nënshkruarjen e memorandumit për bashkëpunim, me të cilën do të ndjeket shembulli i nënshkruarjes së memorandumit për "roaming" në mes të Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Në mbledhje u bisedua edhe për mundësinë e pranimit të nënshkrimeve elektronike dhe vulave në mes dy vendeve.

Работна средба на министерот Манчевски со заменик-премиерот на Албанија, Сенида Меси

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë