Debat për forcimin e kapacitetit të shërbimit të radiodifuzionit publik.

27 nëntor 2017, Shkup

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan MAnçevski, dhe minister pa portofol përgjegjës për komunikim, llogaridhënie dhe trasnparencë, Robet Popovski, sot morën pjesë në debatin “Sfidat dhe rruga përpara nesh në drejtim të forcimit të kapacitetit të redaksioneve në shërbimet e radiodifuzionit publik” në organizim të Misionit të OSBE-së në MAqedoni.

E drejta e komuniteteve më të vogla të mediave në gjuhen e tyre është pjesë e se drejtës së tyre themelore për lirinë e të shprehurit, dhe ne në Misionin e OSBE-së në Shkup, duam të ndihmojmë të përmirësohet qasja e tyre, tha në debatin e sotëm zëvendës shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Jeffry Goldstein.

Ministri Mançevski dhe Popovski para përfaqësusve të pranishëm të mediave iu falenderuan për mbështjetjen e vazhdueshme të cilat ia japin Qeverisë anëtarët e Misionit të OSBE-së në Maqedoni dhe zyrja në Vienë, posaqërsisht në pjesën e sferës së mediave.

Debat për forcimin e kapacitetit të shërbimit të radiodifuzionit publik.

Duke iu referuar përpjekjeve të Qeverisë në drejtim të forcimit të kapacitetit të shërbimeve të radiodifuzionit publik, ministri Mançevski theksoi se me futjen e modelit të ri të financimit në Radio Televizionin e Maqedonisë (RTVM), përmes buxhetit shtetëror, do të mundësohet edhe stabiliteti finaciar në sektorin publik, ndërsa heqja e tarifës së radiodifuzionit sjelli lehtësim për qytetarët nga njërën prej shpenzimeve financiare.

Me propozim-ndryshim të Ligjit për shërbime të mediave audio dhe audiovizuale, në koordinim me të gjitha palët e interesuara, propozojmë vendosjen edhe të një kanalit të katërt, në të cilën do të transmetohet programi i gjuheve të komuniteteve. Ne si shtet jemi të vetëdijshmëm se formimi i një kanalit të ri do të përfaqesojë sfidë për sektorin publik, dhe për këtë angazhimi i OSBË-së ka një rendësi të madhe në pjesën e forcimit të shërbimeve të kapaciteti në këta redaksione”, informoi Mançevski.

Ai vlersoi se deri më tani, kanali i dytë ishte mundësia e vetme për redaksionet e minoriteteve të prezantojnë programet e tyre, me kapacitete të kufizuara financiare, teknike dhe nejrëzore.

Дебата за јакнење на капацитетите на јавниот радиодифузен сервис

Ministri Popovski, duke theksuar se mundësimi i shprehjes së lire dhe objektive është e drejta e të gjithëve, ai informoi se kanali i dytë do të transmetojë program 24 orësh në gjuhën shqipe, ndërkaq kanali i katërt do të transmetojë programe të komuniteteve më të vogëla, poashtu 24 orë.

Ky debat është rezultat i konceptit të një shoqërie për të gjithë. Përmes dallimeve kulturore duhet të njihemi, të prëzantohet dallimi ynë për të mundur të jetojmë së bashku dhe të rrespektohemi- tha ministri Popovski, duke shtuar se duhet shkëmbim multikulturorë dhe komunikim ne mes redaksive në shërbimin e radiodifuzionit publik, duke i përfshirë edhe ata të komuniteteve më të vogla.

Kemi qëllime të pastra dhe vullnet të fillojmë t’i zgjidhim problemet. Shërbimi publik duhet të jetë i çmonutar nga nidikimet politike dhe cfarëdo ndikimi tjeter – përfundoi Popovski në debatin. “Sfidat dhe rruga para nesh në drejtim të forcimit të kapacitetit të redaksiioneve ne shërbimet e radiodifuzionit publik” e organizuar na Misioni i OSBE-së në Maqedoni

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë