Shpërndaje:

Vlerësimi i kapacitetit për sigurinë e informacionit në Maqedoni

29 janar 2018, Shkup

Në kuadër të bashkëpunimit të veçantë në mes Bankës Botërore dhe ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, dhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, dhe ministrit për punë të brendshme, Oliver Spasovski, do të bëhet vlerësimi i modeli i pjekurisë së kapaciteteve të sigurisë informatike në Republikën e Maqedonisë. Vlerësimi i modelit do të mbahet në periudhë prej 30 janar deri më 1 janar 2018, në Klubin e deputetëve.

Vlerësimi do të bëhet nga ana e Bankës Botërore dhe nga Qendra Globale për Kapacitetin e Sigurisë Kibernetike (Global Cyber Security Capacity Centre) të Univerzitetit Oksford, përmes përdorimit të modeli I pjekurisë së kapaciteteve për siguri kibernatike (Cyber Security Capacity Maturity Mоdel for Nations).

Modeli i pjekurisë së kapaciteteve për siguri informatike është mjet gjithpërfshirës e cila u mundëson shteteve të arrijnë kuptim të përgjithshëm të kapaciteteve të tyre në fushën e sigurisë informatike, dhe me këtë të përforcojnë investimet strategjike në ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme.

Evaluimi I kapaciteti informatik do të bëhet përmes takimeve konsultative në të cilën do të marrin pjesë një numër i madh I institucioneve në Republikën e Maqedonisë, përfaqësues të sektorit afarist, shoqatat qytetare dhe komuniteti ndërkombëtarë.Përveç hulumtuesve të Univerzitetit Oksford dhe Bankës Botërore, vlerësimi do të mbështetet edhe nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Pas përfundimit të vlerësimit, Qendra Globale për Kapacitetin e sigurisë informatike do të përgatisë raport në të cilën do të nxjerren rezultatet të cilat do të tregojnë shkallën e pjekurisë së kapaciteteve për sigurim informatik në Maqedoni, si dhe rekomandime të nxjerrura nga modeli I pjekurisë së kapaciteteve për sigurim informatik për mënyrat në të cilën mund të përmirsojnë ata kapacitetete.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form