Mançevski: Në bashkëpunim me komunitetin afarist do të punojmë në përmirësimin e kushteve të e-tregtisë në Maqedoni

29 mars 2018, Shkup

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski, në konferencën e sotme për shtyp në Asociacionin e parë për e-shërbime në Maqedoni iu referua përpjekjeve të Qeverisë për sigurimin e kushteve për rritjen e e-shërbimeve në Maqedoni.

“Nuk mund të flasim për shërbime qoftë nga ana e Qeverisë, qoftë nga ana e tregtisë/bizneseve dhe të mos tregojmë vetëdije për aftësitë dhe shkathtësitë digjitale të qytetarëve. E-shërbimet mund të rrisin kërkesën e tregut. Ato gjithashtu mund të hapin mundësi për sfida të reja: Njerëzit pa aftësi digjitale ose qasje në internet rrezikojnë përjashtim të mëtejshëm social dhe ekonomik, sepse portalet për shërbime bazë kalojnë nëpërmjet internetit”, theksoi ministri Mançevski.

Qeveria dhe MSHIA janë duke u përkushtuar dhe përkrahin iniciativat të cilët themelet e tyrë i ndërtojnë mbi parimet e transparencës, llogaridhënies, hapjes dhe inkluzivitetit.

“Duam ta transformojmë marrëdhënien në mes qytetarëve dhe shtetit duke trasnferuar më shumë pushtet në duart e tyre dhe duke iu përgjigjur, gjegjësisht duke iu përshtatur nevojave të tyre. Në këtë drejtim, në rrjedhë janë aktivitetet për zhvillim të portalit për e-shërbime dhe Regjistri për popullësi, qëllimi i së cilës është të rrisë efikasitetin e intitucioneve shtetërore. Portali do të sigurojë shërbime më të shpejta dhe më të thjeshta, duke krijuar një pikë të vetme kontakti në mes të qytetarëve dhe bizneseve nga njëra anë dhe ofruesit e shërbimeve nga ana tjeter”, tha ministri Mançevski.

Në periudhën e ardhshme ministri Mançevski si anëtar nderi i asociacionit do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me qëllim të bashkëpunimit në realizimin e aktiviteteve të MSHIA-së dhe të Asociacionit.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA)