Bashkëpunimi ndërinstitucional për luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave

Shkup, 6 mars 2019

Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt Nënshkrimi solemn i Memorandumit të Bashkëpunimit për përdorimin e Sistemit për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore për parandalimin dhe shtypjen e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Mbështetje për të rritur bashkëpunimin ndërinstitucional dhe krijimin e një instrumenti web –“Sistemi për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave statistikore për parandalimin dhe shtypjen e korrupsionit si dhe pastrimit të parave” është ofruar nga pesëdhjetë institucione shtetërore.

Qëllimi i këtij sistemi është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet të gjitha institucioneve të përfshira në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, pa pasur nevojë për të parashtruar kërkesë të veçantë për të marrë të dhëna të caktuara të cilat mund t’i fitojnë ligjërisht. Me këtë sistem, pritet një lehtësim i konsiderueshëm i komunikimit ndërinstitucional, gjithashtu dhe një rritje e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Nënshkrues të këtij memorandumi ishin Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, Ministri i punëve të jashtme Oliver Spasovski dhe Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, të cilët mbajtën fjalime përshëndetëse gjatë nënshkrimit të sotëm.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, potencoi se ky sistem, web-aplikikacion, do të mundësojë shkëmbimin e të dhënave të raportimit për periudhat e raportimit tremujor pa asnjë procedurë shtesë administrative.

- Me këtë bashkëpunim ndërinstitucional, shfrytëzuesit institucional do të mund të ndjekin kurse në procedurat penale dhe të kundërvajtjes, procedurat disiplinore në lëndët penale me element korruptiv për ndjekje penale. Përveç kësaj, përdoruesit institucional do të jetë në gjendje për të ndjekur procedimin e lëndës - si fletëparaqitje të raporteve të dorëzuara, të përpiluara ose të dorëzuara rreth veprimit të institucioneve të tjera, siç janë prokuroritë publike, gjykatat, autoritetet për zbatimin e ligjit dhe institucionet ndëshkuese-korrektuese”, potencoi Deskoska.

Ministri Spasovski theksoi se ky sistem ka potencial të madh, priten rezultate pozitive dhe përfitime në luftën kundër korrupsionit.

Politika e cila e pranon përgjegjësinë, duke administruar pa kompromis interesat publike dhe jo ato private, ka mundësinë dhe aftësinë për t'i rezistuar korrupsionit në mënyrë cilësore. Ne jemi të aftë për një luftë të tillë kundër korrupsionit, më tepër se në periudhën e kaluar, krijuam me sukses një numër mekanizmash normativ dhe institucional të cilat mungonin, ndërsa janë vendimtare për luftën efikase kundër korrupsionit, theksoi mes tjerash në fjalimin e tij ministri Spasovsi.

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, beson se lufta me  korrupsionin është sfidë e madhe, për arsye se përfshin ndryshimin e kulturës politike dhe kulturës së jetesës, ndërsa suksesi në atë luftë është i mundur vetëm kur ka një qasje të koordinuar dhe kur të gjithë aktorët në shoqëri janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ç’rrënjosjes së korrupsionit. Sipas ministrit, ky memorandum është një shembull tjetër se si digjitalizimi ndihmon në luftën kundër korrupsionit.

- Shumë shpesh flas për përfitimet nga teknologjitë e reja, digjitalizimit dhe si ato po e ndryshojnë jetesën. Një nga aspektet pozitive të digjitalizimit të proceseve është largimi i faktorit njerëzor, i cili drejtpërsëdrejti ndikon në uljen e korrupsionit, potencoi Mançevski.

Përveç Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe MSHIA-së, nënshkrues të këtij Memorandumi janë dhe KSHPK, Prokuroria Publike, PPS, Gjykata e Lartë, Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve publikë, të gjitha gjykatat e apelit dhe gjykatat themelore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Enti shtetëror për Auditim (revizion), Agjencia për administratë, Drejtoria e policisë financiare, Drejtoria e Inteligjencës financiare, Drejtoria e doganave, Drejtoria e të ardhurave publike, Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve, Agjencia për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar dhe Komisioneve shtetërore për procedim administrativ si dhe procedurat e marrëdhënies së punës në shkallë të dytë.

 

 Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës