Shpërndaje:

Në Manastir u mbajt tribuna e pestë publike mbi digjitalizimin

Manastir, 17 shkurt 2020

Sot, në Manastir u mbajt Tribuna e pestë publike kushtuar digjitalizimit. Tribunës iu drejtuan, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe kryetarja e komunës së Manastirit Natasha Petrovska. Këndvështimin e tij e paraqiti dhe prorekktori i Fakultetit të Teknologjive informatike dhe komunikimit – Manastir, prof. Dr. Igor Nedellkovski.

Në tribunë u fol mbi digjitalizimin e vendit, si dhe rolin e tij në profesionalizimin e administratës publike. Theks i veçantë u vendos mbi Portalin kombëtar të shërbimeve elektronike si platformë elektronike e aksesueshme në: https://uslugi.gov.mk, nëpërmjet së cilës qytetarëve u mundësohet të marrin informacione lidhur me shërbimet publike si dhe t'i shfrytëzojnë e-shërbimet prej organeve kompetente.

Në dhjetor të vitit 2019-të, filloi me punë përditësimi i versionit të Portalit kombëtar të shërbimeve elektronike, i aksesueshëm në uslugi.gov.mk. Portali është i krijuar dhe administruar nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form