Shpërndaje:

Takim pune i zëvendësministrit Aleksandar Bajdevski dhe Ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës Zhang Zuo

Shkup, 19 shkurt 2020

Zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Bajdevski me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës Zhang Zuo, mbajtën takim pune.

Në takim u bisedua rreth mundësive të bashkëpunimit reciprok mbi Samitin e Kinës dhe të vendeve të Evropës Qendrore, i cili do të mbahet në Pekin, më 15 dhe 16 prill të vitit 2020-të.

Zëvendësministri Bajdevski iu falemnderua ftesës dhe konfirmoi pjesëmarrjen e MSHIA-së në sesionin tematik të Samitit, kushtuar bashkëpunimit të shkencës, teknologjisë dhe inovacioneve.

Të dy bashkëbiseduesit gjatë takimit biseduan në detaje mbi Agjendën e Samitit në Pekin dhe temave të cilat do të diskutohen siç janë: Strategjitë dhe politikat për bashkëpunim inovativ dhe zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë, menaxhimi me parkun teknologjik dhe inkubatorët, teknologjitë inovative, inteligjenca artificiale, etj.

Njëkohësisht, zëvendësministri Aleksandar Bajdevski dhe ambasadori i Kinës Zhang Zuo u dakorduan se ngjarjet e tilla kontribuojnë në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe avancimit të zgjidhjeve inovative ndërmjet Kinës dhe vendeve të Evropës.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form