Shpërndaje:

Qeveria siguroi ndihmë edhe për radiodifuzerët me qëllim të menaxhimit të krizës së shkaktuar nga Covid-19

Shkup, 1 qershor 2020

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi ndryshim dhe plotësim të Rregullores me fuqi ligjore mbi formimin e Fondit për ndihmë dhe mbështetje ndaj menaxhimit me krizën e shkaktar nga COVID-19.

Ky ndryshim i përfshin të gjithë radiodifuzerët në vend, të cilëve do t’u mbulohen shpenzimet për vitin 2020-të ndaj operatorit të multipleksit digjital terrestrial për lejen e transmetimit. Ky vendim përputhet me Ligjin e komunikimeve elektronike, ndërsa ka për qëllim lehtësimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi.

Vendimi u miratua pas analizave të kryera mbi pasojat e ndikimit të COVID-19, ndaj televizioneve nacionale, rajonale dhe lokale, të cilët gjatë periudhës së kaluar u përballën dhe akoma po përballen me vështirësi gjatë punës. Kjo krizë shkaktoi implikime serioze financiare gjatë punës së tyre.

Nëse merret parasysh se mediat janë një nga faktorët kyç në një shoqëri demokratike, atëherë është e qartë nevoja për t’u dalur në ndihmë të tejkalimit të këtyre situatave, siç është bërë edhe me sektorët e tjerë të prekur.

Më tej, sipas analizave dhe bisedave me të gjithë palët e prekura mbi mënyrën më adekuate për të siguruar ndihmë, u konstatua se nëse shlyhen borxhet e tyre të shkaktuara me qëllim të shfrytëzimit të multipleksit digjital terrestial, do të reduktohen pasojat e shkaktuara nda pandemia.   

Mjetet për shlyerjen e borxhit do të merren nga Fondi për ndihmë dhe mbështetje për menaxhim me krizën e shkaktuar nga Covid-19.

Ato do të paguhen sipas bazës së raportit për shlyerjen e borxheve të dorëzuar nga ana e operatorit të multipleksit digjital terrestrial, mbi kompensimin e shpenzimeve të radiodifuzerëve, të cilët nga trupi rregullator kompetent për punët nga sfera e radiodifuzerëve kanë marrë leje për të transmetuar programe nëpërmjet multipleksit digjital terrestrial për digjitalizim në vitin 2020-të, pranë Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë mënyrë, paralelisht do t’u ndihmohet të gjithë televizioneve nacionale, rajonale dhe lokale, konkretisht në pjesën e digjitalizimit, aspekt ky shumë i rëndësishëm, ndërsa shpesh është i domosdoshëm për funksionimin e pandërprerë të situatës së shkaktuar si pasojë e koronavirusit.

Vlera totale e paraparë për këtë qëllim është 31.732.390,00 denarë ose 515.974,00 euro.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form