Vazhdon zvogëlimi i çmimeve të roamingut për shtetet e Ballkanit Perëndimor
Shkup, 01 korrik 2020
Sot, vendet e Ballkanit Perëndimor, shënuan një vit të hyrjes në fuqi të marrëveshjes për zvogëlimin e çmimeve të roamingut. Përgjatë vitit të kaluar, qytetarët tanë kanë folur, kanë shfrytëzuar internet dhe kanë dërguar SMS porosi me çmime më të ulta edhe deri në 99%.
Konkretisht, 5,04 denarë për thirrjet dalëse, 2,9 denarë për thirrjet hyrëse, SMS porositë dërgohen për 2,63 denarë për porosi, ndërsa çmimi i internetit MB është 1,9 denarë.
Prej sot, si shtesë zvogëlohet edhe çmimi i thirrjeve hyrëse, tani është 1,5 denarë.
Në përputhshmëri me marrëveshjen, deri më vitin 2021 çmimet e roamingut do të hiqen plotësisht. Ky është parakushti që Maqedonia e Veriut, së bashku me pesë shtetet tjera po përmbush me qëllim të vendosjes së “roamingut si në shtëpi” edhe me vendet e Bashkimit Evropian.
Takimi i sotëm i ministrave përgjegjës për digjitalizimin e rajonit, Këshillit për bashkëpunim rajonal dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian, u përmbyll në atë se do të përpunohet një hartë për hapat e ardhshme dhe afatet për heqjen e çmimeve të roamingut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Evropian.


Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës




