Shpërndaje:

MSHIA dënon gjuhën e urrejtjes ndaj gazetares Milevska

Shkup, 14 korrik 2020

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës i bashkangjitet dënimit ndaj sulmeve dhe gjuhës së urrejtjes ndaj gazetares Tanja Milevska. Në të njëjtën kohë, MSHIA i dënon sulmet me gjuhë të urrejtjes edhe ndaj çdo gazetari dhe qytetari tjetër.

Media sociale nuk duhet të përdoret si një mjet për të përhapur gjuhën e urrejtjes, kërcënimet dhe presionin ndaj kujtdo që ka një mendim ose qëndrim më ndryshe.

Ne jemi të përkushtuar fuqimisht për lirinë e fjalës, mirëpo çdo abuzim që synon të kufizojë lirinë e tjetrit duhet të sanksionohet siç duhet.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form