Shpërndaje:

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës me reagim ndaj vendimit të Agjencisë së shërbimeve mediatike audio dhe audio-vizuale

Shkup, 16 korrik 2020

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si ministri kompetente mbi mediat, aspak nuk dakordohet me fletëparaqitjet e parashtruara të kundërvajtjes nga Agjencia e shërbimeve mediatike audio dhe audio-vizuale kundër televizionit Tellma dhe Alsat-M, për arsye të deklaratës së ministrit Venko Filipçe të transmetuar gjatë kohës së heshtjes zgjedhore.

Të dy televizionet, në asnjë mënyrë nuk e kanë shkelur Kodin Zgjedhor, duke pasur parasysh se ministri Filipçe deklaratën e ka dhënë në cilësinë e ministrit dhe në lidhje me krizën shëndetësore të shkaktuar nga virusi Covid-19.

Gjithashtu, ministri Filipçe nuk ishte në asnjërën prej listave të kandidatëve për Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020.  Në kohë të pandemisë botërore dhe të informimit të rregullt ditor nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me virusin, për ne është e pakonceptueshme se si rregullatori mund ta konsiderojë këtë deklaratë si shkelje të heshtjes zgjedhore.

Ky është vetëm shembulli i fundit nga shumë shembuj mbi politizimin e ASHMAA-së, por kjo është tendencë për cenzurimin e mediave, shkeljen e të drejtave të qytetarëve që të marrin informacione lidhur me krizën, si dhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të ASHMAA-së në procesin zgjedhor.

Tani, definitivisht pasi shteti do të fitojë përsëri funksionimin e Kuvendit, me rëndësi të veçantë është që të vazhdojnë proceset mbi reformat e ASHMAA-së dhe të RTM-së, të cilat në përbërjen e kaluar ishin të bllokuara për motive politike.

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form