Shpërndaje:

Mbahet seanca e tretë e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit për qeverisje të hapur” dhe ,,Planit nacional aksional të PQH 2018-2020”

Shkup, 22 korrik 2020

Më datë 20 korrik, u mbajt video seanca e tretë e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit për Qeverisje të hapur" dhe ,,Planit nacional aksional për PQH 2018-2020".

Seancën e organizoi dhe me të udhëhiqte Maja Petkovska Leses, bashkëkryetare e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit për Qeverisje të hapur" dhe ,,Planit Nacional Aksional të PQH 2018-2020".

Në seancë morrën pjesë 11 anëtarë të Këshilllit, si dhe Gordana Gapiç Dimitrovska – Koordinatore nacionale e ,,Partneritetit të qeverisjes së hapur" pranë Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Adrian Abazi dhe Stanisllav Vasilkovski - MSHIA; Aleksandra Cvetkovska – Instituti nacional demokratik (IND); Bojan Vasilevski – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut; Zllatko Atansaov – Instituti parlamentar - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut; Aleksandra Jovevska Gjorgjovska – Instituti për demokraci ,,Societas Civilis”; Gorica Naxhinska – Qendra për hulumtime juridike dhe analiza (QHJA); Marija Nikollovska Arsovska dhe Qëndresa Sulejmani – Fondacioni ,,Metamorfozis".

Dy përfaqësues të shërbimit profesional administrativ të MSHIA-së dhe Ivona Stalevska e Fondacionit ,,Shoqëri e hapur” – Maqedoni (anëtare e Këshillit dhe koordinatore e Rrjetit të organizatave qytetare mbi PQH-në) siguruan  mbështetje logjistike rreth përgatitjes dhe organizimit të seancës.

Pas miratimit të Propozim-rendit të ditës, Grupi punues i formuar nga Këshilli për koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit të Qeverisjes së Hapur" dhe ,,Planit nacional aksional mbi Partneritetin e qeverisjes së Hapur 2018-2020", në seancën e mbajtur më datë 09.06.2020-të me përbërje: Darko Antiq nga Shoqëria për emancipim, solidaritet dhe barazi të femrave, Ivona Stalevska nga Fondacioni ,,Shoqëri e hapur” – Maqedoni, Eli Çakar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Gordana Gapiq Dimitrovksa nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Sunçica Kostovska-Petrovska nga Fondacioni për ,,Shoqëri të hapur” – Maqedoni, Qëndresa Sulejmani dhe Marija Nikollovska Arsovska nga Fondacioni për internet dhe shoqëri ,,Metamorfozis" - përgjegjëse mbi përgatitjen e Propozim-kornizës kohore dhe të mënyrës së realizimit të procesit të bashkëkrijimit të ,,Planit aksional për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2018 -2020", i njoftoi anëtarët e Këshillit mbi Propozim-dinamikën dhe procedurën e realizimit të procesit të bashkëkrijimit duke bërë edhe prezantimin e Projekt-dokumenteve: Propozim-procedura mbi realizimin e konsultimeve me opinionin për krijimin e prioriteteve të reja dhe përpjekjeve në suaza të procesit ,,Partneriteti për Qeverisjen e Hapur”, dokumente të cilat dolën nga Propozim-procedura (Korniza kohore mbi përgatitjen e PNA, formularë për plotësimin e pjesës së procedurës së bashkëkrijimit, Thirrjen e hapur për të paraqitur pjesëmarrje në procesin e bashkëkrijimit të PNA-së për ,,Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2020 -2020"), si dhe Propozim-drejtimet mbi realizimin e pyetësorit mbi notën e implementimit të masave nga PNA për ,,Partneritetin e Qeverisjes së Hapur" dhe nevojën për përfshirjen e tyre në planin e ri aksional.

Anëtarët e Këshillit i shqyrtuan dhe diskutuan në bazë të Propozim-dokumenteve dhe arritën në konkluzion pas ndryshimeve dhe plotësimeve të bëra në përmbajtjet që të njëjtat të miratohen në seancë të Këshillit më datë 29.07.2020-të. Votimi do të zhvillohet në mënyrë elektronike sipas shënimeve kredenciale individuale të secilit anëtar të Këshillit.

Në vijimin e seancës së Këshillit, Aleksandra Cvetkovska nga IND, i prezantoi aktivitetet aktuale të procesit të bashkëkrijimit të përpjekjeve për ,,Parlament të hapur", ndërsa Gorica Naxhiska nga QHJA, i prezantoi dhe aktivitetet aktuale në procesin e bashkëkrijimit të përpjekjeve mbi ,,Gjyqësinë e hapur".

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form