Shpërndaje:

Mbahet seanca e katërt e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit për Qeverisje të Hapur” dhe ,,Planit Nacional Aksional të PQH 2018-2020”

Shkup, 31 korrik 2020

Më datë 29 korrik, u mbajt seanca e katërt në korrespondencë e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit për Qeverisjen e Hapur” dhe Planit Nacional Aksional për PQH-në 2018-2020”.

Në seancën e katërt të mbajtur në korrespondencë morën pjesë: Maja Petkovska Leses – Kabineti i ministrit pa portofol përgjegjës për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë; German Filkov – Qendra për komunikime qytetare; Maja Konevska – Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit; Misha Popoviq – Instituti për demokraci ,,Societas Civilis”; Goran Mojanoski – Ministria e Financave; Darko Antiq - Shoqëria për emancipim, solidaritet dhe barazi të femrave; Nadica Josifovski – Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës; Martin Todevski – Qendra për menaxhim me ndryshime; Eli Çakar – Ministria e vetëqeverisjes lokale; Bllagica Dimitrovska – Shoqata për promovimin  dhe zhvillimin e shoqërisë inkluzive ,,Inkluziva”; Dushan Tomshiq – Ministria e punës dhe politikës sociale; Ivona Stalevska – Fondacioni ,,Shoqëri e hapur – Maqedoni”; Teodora Obradoviq Grnçarovska – Ministria e mjedist jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe Natasha Markovska – Akademia e shkencave dhe arteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut – ASHAM.

MSHIA-ja siguroi mbështetje profesionale – administrative mbi përgatitjen, organizimin dhe realizimin e seancës.

Në vigjilje të fillimit të procesit të bashkëkrijimit të planit të pestë mbi ,,Partneritetin për Qeverisje të hapur 2021 – 2023”, Këshilli në këtë seancë i miratoi dokumentet në vijim: Procedura mbi realizimin e konsultimeve me palët e interesuara për krijimin e prioriteteve të reja dhe përpjekjeve në suaza të procesit ,,Partneriteti për Qeverisje të Hapur”, me kornizë kohore, Thirrje të hapur për të paraqitur pjesëmarrje në procesin e bashkëkrijimit të ,,Planit Aksional për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023” me Fletëparaqitje dhe Udhëzime mbi realizimin e pyetësorit për vlerësimin me notë të implementimit të masave të ,,Planit Nacional Aksional për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2018 – 2020” dhe nevojën për përfshirjen e tyre në Planin e ri aksional.

Në këtë seancë, Këshilli nga rradhët e anëtarëve të tij, formoi Grupin e punës për përgatitjen e materialeve të cilat dalin nga Procedura mbi realizimin e konsultimeve me palët e interesuara për krijimin e prioriteteve të reja dhe angazhimeve në suaza të procesit ,,Partneriteti për Qeverisje të Hapur”; Plani për promovimin e Thirrjes së hapur, Materiali edukativ dhe Kriteret mbi vlerësimin e relevancës dhe lidhjes me parimet e PHQ-së. Grupin punues e përbëjnë: Maja Petkovska Leses, German Filkov, Misha Popoviq, Darko Antiq, Nadica Josifovski, Martin Todevski, Eli Çakar, Bllagica Dimitrovska dhe Ivona Stalevska.

Me qasje të tillë pritet të sigurohet mënyrë e sistematizuar e planifikimit dhe realizimit të procesit të konsultimit, e cila do të sigurojë proces transparent, në kohë, pandërprerje, dhe inkluziv të bashkëkrijimit të Planit të ri aksional për ,,Partneritetin e Qeverisjes së Hapur” dhe ,,Planit Aksional Nacional për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023”.

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form