Shpërndaje:

Thirrje e hapur për të paraqitur pjesëmarrje në procesin e bashkëkrijimit të ,,Planit aksional për Partneritetin e qeverisjes së hapur 2021 – 2023”

Shkurt, 04 gusht 2020

Në bazë të nenit 3 paragrafi (2) alinetë (5) dhe (6) të aktvendimit për formimin e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit për Qeverisjen e Hapur” dhe ,,Planit nacional aksional për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2018 – 2020”, nr. 03-1550/1 të datës 14.04.2020, Këshilli mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit për Qeverisjen e Hapur” dhe ,,Planit nacional aksional për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2018 – 2020”, në seancën e mbajtur më datë 29.07.2020, shpall:

 

Thirrje e hapur

për të paraqitur pjesëmarrje në procesin e bashkëkrijimit të ,,Planit aksional për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023"

 

Këshilli mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit për Qeverisjen e Hapur” dhe ,,Planit nacional aksional për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2018 – 2020”, në seancën e mbajtur më datë 29.07.2020 përcaktoi Procedurën e realizimit të konsultimeve me publikun për krijimin e prioriteteve të reja dhe përpjekjeve të procesit ,, Partneriteti për Qeverisjen e Hapur”, me qëllim që të sigurohet proces transparent, në kohë, pandërprerje, dhe inkluziv të bashkëkrijimit të Planit aksional për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023”.

Thirrja e hapur duhet të mundësojë konsultime me opinionin dhe paraqitje të palëve të interesuara për pjesëmarrje në procesin e konsultimeve dhe krijimin e ,,Planit aksional për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023” dhe përfshirje në takimet e punës për një ose më tepër sfera të prioriteteve nga Plani aksional aktual 2018 – 2020 (Qasje deri te informacionet, Integritet dhe menaxhim i mirë, Transparencë fiskale, Të dhëna të hapura, Transparencë në nivel lokal, Qasje në drejtësi dhe Ndryshime klimatike), në periudhën e bashkëkrijimit të ,,Planit aksional për Partneritetin e Qeverisjes së hapur 2021 – 2023”.

Në procesin e konsultimeve dhe bashkëkrijimit të Planit të ri aksional, pjesëmarrësit e paraqitur do të munden të japin kontributin e tyre në identifikimin dhe prioretizimin e problemeve kyçe në sferat e prioriteteve të lartëpërmendura dhe propozimin e zgjidhjeve për tejkalimin e tyre.

Pjesëmarrësit, kontributin e tyre mund ta japin nëpërmjet pjesëmarrjes në grupet punuese për konsultime, sipas mënyrës së përcaktuar paraprake dhe dinamikës së punës. Pjesëmarrësit do të marrin pjesë në të gjithë pesë (5) takimet. Korniza kohore dhe aktivitetet janë të disponueshme në vijim në  LINK-un dhe do të kenë mundësi të edukohen dhe të informohen më mirë mbi ,,Partneritetin e Qeverisjes së Hapur" në vend dhe në botë.

Pjesëmarrësit duhet të sigurohen se qëndrimet dhe kërkesat në nivel lokal do të përfaqësohen dhe prezantohen në mënyrë adekuate.

Me qëllim të nxitjes së konsultimeve me palët e interesuara, në kushte kur prania fizike e takimeve lidhur me konsultimet është e kufizuar për arsye të COVID-19, do të shfrytëzohen platformat elektronike për konsultime me palët e interesuara. Në këtë mënyrëdo të mundësohet konsultim dhe interaksion i dyanshëm me palët e interesuara mbi rezultatet e marra nga puna e grupeve të konsultimeve nëpërmjet propozimeve dhe prioretizimit të problemeve dhe zgjidhjeve.

Paraqitja për pjesëmarrje në procesin e konsultimeve dhe bashkëkrijimit të ,,Planit aksional për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023”, kryhet nëpërmjet mënyrës elektronike, në vijim në LINK-un ose duke dorëzuar FORMULAR-in e plotësuar në adresën elektronike në vijim: ovp@mioa.gov.mk  

Afati i parashtrimit të fletëparaqitjeve është data 31.08.2020-të.

 

Мinistia e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form