Shpërndaje:

Ministri Jeton Shaqiri, u takua me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka

Shkup, 14 shtator 2020

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, u takua me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka.

Në takim, u diskutua për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit, me fokus të veçantë digjitalizimin dhe Reformën e administratës publike.

Në këtë aspekt, ambasadori Reka bëri ftesë për t’i vizituar institucionet në Tiranë, me qëllim që nga afër të shkëmbehen përvojat pozitive të Shqipërisë lidhur me shërbimet elektronike dhe me administratën shtetërore.

Ministri Shaqiri, shprehu falënderimet e tij për ftesën, njëkohësisht duke veçuar se bashkëpunimi reciprok dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira, do të ndihmojë në përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve elektronike në përgjithësi.

Në takimin e sotëm, gjithashtu u diskutua edhe për Akademinë e trajnimeve në Tiranë dhe realizimin e bashkëpunimit reciprok.

 

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form